TIRANE- Kreu i PBDNJ ka gati kartat rezervë në rast se marrëveshja me kryeministrin Rama nuk do të rezultojë e suksesshme. Kështu në mungesë të këtyre negociatave për arritjen e një marrëveshjeje parazgjedhore me PS, Vangjel Dule do të jetë sot në Himarë ku pritet të propozojë kandidatin e PBDNJ-së për zgjedhjet e 21 qershorit, Fredi Belerin.
Propozimi i një kandidature nga PBDNJ në Himarë nuk ishte çudi, pasi vetë Dule e kishte deklaruar publikisht se pavarësisht ecurisë së negociatave me kreun e PS-së Rama, PBDNJ do dalë me kandidatin e saj në Himarën.
/Shqiptarja.com