SLLOVENI - Sllovenia do të duhet të votojë sërish në balotazh presidencial më 2 dhjetor. Në votimet e djeshme ish-Kryeministri Borut Pahor ka kryesuar në rezultat, por nuk ka mundur të garantojë shumicën e duhur të votave përballë Danilo Tuerk.
Pahor, i cili është pjesëtar i opozitarëve social-demokrat mori 39.9% të votave nga 94% që janë numëruar deri më tani.
Ndërkaq, Tuerk, i cili është një kandidat i pavarur, i mbështetur nga partia e qendrës së majtë mori 36.6%.
"Kjo është vetëm pjesa e parë e ndeshjes. Jam i kënaqur me rezultatin dhe do të bëj gjithçka për të bindur qytetarët të shkojnë drejt qendrave të votimit dhe të votojnë për mua", -u shpreh Tuerk në një konferencë shtypi. Ai nuk nguroi të kujtojë se pesë vite më parë kur garoi për President ishte i dyti në raundin e parë por rezultoi fitues në të dytin.
Zgjedhjet presidenciale zhvillohen në një kohë kur gjendja ekonomike është rënduar ndërsa Sllovenia mund të shndërrohet në vendin e gjashtë të eurozonës që kërkon ndihmë financiare.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com