Zgjedhje të parakohshme në Britani,
Parlamenti mbështet Theresa May

Zgjedhje të parakohshme në Britani,<br />Parlamenti mbështet Theresa May
Parlamenti britanik mbështeti inisiativën e kryeministres May duke votuar pro zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në 8 qershor.

Partia Laburiste opozitare dhe ajo Liberal Demokrate, i kanë mirëpritur zgjedhjet e parakohshme.

Para deputetëve May u shpreh se do të luftonte për cdo votë ndërsa kreu i Laburistëve Corbyn u shpreh se May ka thyer shume premtime duke thelluar krizën në kujdesin shëndetësor dhe rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.

Para votimit, kreu i Downing Street tha se me këto zgjedhje do të forcohet pozicioni i saj  gjatë bisedimeve të Britanisë me Bashkimin Evropian për daljen nga unioni.

Sipas saj vendi ka nevojë për një udheheqje të fortë në rrugën e Brexit.

Votimet në Britani ishin parashikuar për në vitin 2020 ndërsa vendimi i Theresa May u konsiderua një deklaratë surprizë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë