Zgjedhje vendore në Itali, test
për zgjedhjet e përgjithshme

Zgjedhje vendore në Itali, test<br />për zgjedhjet e përgjithshme
 Kete të dielë qytetaret italiane  votojnë në zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkisë dhe këshilltarët e komunave.

Qendrat e votimit janë hapur në orët e para të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 23 të së dielës. Qytetet kyce janë Palermo, Xhenova, Katanzaro dhe Akuila si dhe në 21 provinca në të gjithë vendin.
 
Zgjedhjet për bashkiakët dhe kryebashkiakët në vendet me më shumë se 15.000 banorë, do të vazhdojnë edhe në raundin e dytë, nëse sot asnjëri nga kandidatët nuk fiton shumicën mbi 50 për qind. Raundi i dytë do të mbahet më 25 qershor.

Zgjedhjet parlamentare në Itali do të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, prandaj vlerësohet se zgjedhjet e sotme lokale paraqesin një tregues të fuqishëm për raportin e forcave politike në prag të garës zgjedhore të shkurtit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti