Zgjedhjet 2012, Obama tërheq
në staf Albright e Wesley Clark

Zgjedhjet 2012, Obama tërheq <br />në staf Albright e Wesley Clark
WASHINGTON – Të theksohet tema e sigurisë kombëtare, në mënyrë të tillë që Mitt Romney të ngjajë si një i në luftën ndaj terrorizmit. Është kjo strategjia e stafit të Barack Obama-s, tani që de facto ka filluar fushata presidenciale, një ndeshje e gjatë kokë më kokë mes Presidentit dhe ish-guvernatorit të Massachusetts që do të përfundojë me votën e 6 nëntorit të ardhshëm. Për të arritur këtë rezultat, janë afruar pranë stafit ekspertë të mëdhenj, mes të cilëve ish-sekretarja e Shtetit, Medeleine K. Albright dhe ish-gjenerali Wesley Clark.

Ata do të jenë “testimonial” të politikës së Shtëpisë së Bardhë përmes shfaqjeve në ekran, artikujve në gazeta, editoriale. Një ndryshim i rëndësishëm krahasuar me të kaluar nëse mendohet se pas 11 shtatorit tema e luftës kundër terrorizmit ka qenë dominuar nga republikanët ndërsa Partia Demokratike gjendej gjithmonë në veshtirësi.

Por me Obama-n në Shtëpinë e Bardha skema është përmbysur. Kështu, makina organizuese demokratike synon të tregojë se Romney, miliarderi mormon, është komplet i papërgatitur përsa i përket politikës së jashtme, avionëve dhe spiunazhit, sidomos nuk di si të reagojë në skenën ndërkombëtare për të parandaluar sulme të reja ndaj SHBA.

Këshilltarët e Obama-s mendojnë se zgjidhjet që do të ofrojë Romney janë maksimumi një ripropozim, me dhjetëra vite vonesë, të dështimeve të eksperimentuara nga George W. Bush. Do të përpiqen të tregojnë se kandidati republikan do që ta kthejë Amerikën në ditët e luftës në Irak, kur dominonte e ashtuquajtura “cowboy diplomacy”, “lufta mes qytetërimeve” dhe kur Shtetet e Bashkuara arritën pikën maksimale të izolimit ndërkombëtar.

Por sot panorama ka ndryshuar dhe recetat e të kaluarës ngjajnë shumë të vjetra, për të mos thënë të rrezikshme. Nga ana tjetër, bilanci i administratës Obama në politikën e jashtme është shumë i mirë: “Jemi përpjekur për të hequr Gheddafi/n dhe ja arritëm – thotë Ben La Bolt, zëdhënës i fushatës së Obama-s – respektuam kohën e tërheqjes së trupave nga Iraku dhe Afganistani, për të mos përmendur që eliminuam Osama Bin Laden”.

Një pozicion komplet ndryshe me atë të para 4 viteve kur profesorit të ri të juridikut, Barack Obama, iu desh të përballej me veteranin e luftës në Vietnam John McCain. Ndërsa sot “the Commander in Chief” është në avantazh kundër një financieri të Wall Street që gjatë kësaj lufte praktikisht ishte fshehur në Paris për të përhapur fenë e tij jashtë vendit, siç parashikojnë rregullat e mormonëve. “Pozicioni i Barack Obama-s në politikën e jashtme – sintetizon Dabid Rothkopf, drejtor i Foreign Policy – është objektivisht më i forti ndaj cilitdo kandidat demokrat të kohëve të fundit. Refreni i Mitt Romney është vetëm ‘unë mund ta bëj më mirë’, por nuk shton kurrë si”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë