FIER- Partitë politike po kalkulojnë emrat për të pasur një listë kandidatë për deputetë sa më dinjitozë dhe me mbështetje që të thithen votat e elektoratit në zgjedhjet parlamentare të 23 qërshorit.
Qëndrimi i forumeve drejtuese të dy partive të mëdha politike por dhe forcave të tjera aleate se, për listën e kandidatëve do të merret mendimi i bazës së partisë, ku krerët vendorë por dhe kryebashkiakët dhe kryekomunarët kanë tagër për të përzgjedhur kandidatët, ka bërë që 6 muaj përpara zgjedhjeve të konfigurohen emrat që pritet të vijnë në listat e kandidatëve për deputetë në qarkun më të madh të vendit, pas kryeqytetit, atij të Fierit.
Socialistët të cilët kanë numrin më të madh të deputetëve kanë vendosur të mos bëjnë ndryshime në listë, duke lënë pothuajse atë të zgjedhjeve të vitit 2009, të kryesuar nga kryetari i Asamblesë Gramoz Ruçi. Por nuk përjashtohet mundësia që për të forcuar punën në qarkun e Tiranës, duke qënë se mban dhe peshën kryesore në zgjedhjet parlamentare të këtij viti me 33 deputetë ose 34 deputetë nëse miratohet ndarja e re e mandateve, në Tiranë mund të jetë njëri nga figurat më të forta politike të këtij qarku, pa e preçizuar deri më tani me emër njeriun që do të lëvizë drejt Tiranës. Megjithëse votimi me elektronikë projekt pilot në Fier e bën të vështirë një ardhje në Tiranë si mbështetje nga ndonjë personalitet i këtij qarku. Në qarkun e Fierit pritet të jenë në listë për PS ish-deputeti i LSI Dritan Prifti, por dhe ish-kreu i SHISH Fatos Klosi për Ballshin. Mendohet në listë dhe Eduart Hashorva për Lushnjën, Florian Muçaj nënkryetar i bashkisë së Fierit, por dhe njëra kandidaturë mes Lida Gjermenit(Korreshi) e Gentian Nushit.
Nga ana tjetër jashtë mendimit për listat nuk ka qëndruar as PD, e cila thuajse e ka zyrtarizuar largimin e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi nga qarku i Fierit në drejtim të Durrësit, për t'u zëvendësuar nga deputeti aktual i këtij qarku në krye të listës, Enkelejd Alibeaj. Listës së largimeve mendohet se do t'i bashkohet dhe deputeti Ilir Bano, deri më tani pa "ekip". Pritet të futet në lista Florian Dani nënprefekt i qarkut të Fierit, si dhe kryetari i komunës Rremas Agim Rredhi që kandidon si deputet në listën fituese i 5-ti. Njëherësh pritet të kandidojë dhe Arqile Gorreja, kreu i Postës Shqiptare, pavarësisht se nuk është ndare mendja nëse do jetë në këtë qark apo në atë e Durrësit. Një luftë e fortë po zhvillohet dhe te LSI, teksa mendohet që në këtë qark në listë të jetë kryesues Albert Bitri, ndërkohë që shumë po lufton që në këtë qark të jetë dhe ish-deputeti i PS, Kastriot Islami, deri më tani dhe ky pa "ekip". Pasi te PD është shumë vështirë kandidimi, ndërkohë që LSI nuk e ka dhënë ende konfermën duke e mbajtur disi larg Islamin, për shkak se në Fier ka mbështetje LSI dhe pretendon të fitojë. Ndërsa për PDIU, partinë përfaqësuese të çamëve mendohet të kandidojë në qarkun e Fierit vetë kreu i saj, Shpëtim Idrizi, që pritet të zgjedhë mes kryeqytetit dhe Fierit, por me shumë gjasa në qarkun myzeqar. Ndërkohë që Albert Çaçi i PS, Arben Çuko PS, Armando Subashi PS, Bashkim Fino PS, Anduel Xhindi PS, Ervin Koçi PS, Fatos Beja PD, Arion Muçaj PS, Gramoz Ruçi PS, Mesila Doda PD, Piro Lutaj PS dhe Vasillaq Ngresi PD, pritet të rikandidojnë sërish, duke mos e ndryshuar "hartën" e kandidimit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com