Zgjedhjet 2013, Meta: Roli
i gruas shumë përcaktues

Zgjedhjet 2013, Meta: Roli<br />i gruas shumë përcaktues
TIRANË - Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka lajmëruar sot një riorganizim të Lëvizjes së Gruas për Integrim, në konventën që do të mbahet në 18-19 maj në Tiranë.

Sipas tij, koncepti i LSI-së për peshën e gruas nuk është slogan për të qenë në unison me retorikën për shanse të barabarta por për interesin që LSI ka për rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri.
“Riorganizimi i Lëvizjes së Gruas për Integrim do kurorëzohet me konventën tuaj kombëtare dhe zgjedhore brenda marsit si kemi rënë dakord. Kjo është ngjarje e rëndësishme në kuadër të riorganizimit dhe në prag të konventës zgjedhore në 18 dhe 19 maj në Tiranë”, tha Meta.

Sipas tij, 100- vjetori i pavarësisë është një mundësi angazhimet e reflektimesh të mëdha të të gjitha forcave politike për reforma që të arrihen standardet dhe vletat demokratike.

“Ne jemi të vendosur për respektimin e gruas në të gjitha nivelet dhe për t`i dhënë asaj të gjithë hapësirën që i nevojitet, për rritjen e masës së përfaqësimit të grave në të gjitha nivelet e strukturës së LSI-së” ka shtuar Meta.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve