TIRANE - Një ditë pas thirrjes së Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, për caktimin e datës së Zgjedhjeve të ardhshme Parlamentare 2013, Presidenti Nishani reagoi duke i bërë ftesë partive politike që të konsultohen në lidhje me këtë fakt.

“Në zbatim të detyrimit kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ftuar në takime përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për të biseduar dhe për t’u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, lexohet në njoftimin për shtyp të Presidencës.

Presidenti njofton gjithashtu, se takimet do të zhvillohen ditën e hënë më 5 nëntor 2012, në mjediset e Presidencës.

(Gre.M/Shqiptarja.com)