Ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha tha se opozita e bashkuar është ende në diskutime se si do të dalë në listat e zgjedhjeve të 2021, por shtoi opsionin se nuk të ketë edhe alternime të tyre, ku në disa qarqe të kandidojnë vetëm dhe në disa qarqe të tjera të kandidojnë me PD-në, në mënyrë që të maksimizohet vota. Në një intervistë për Report Tv, Gjosha u shpreh se paritë janë duke bërë kalkulimet e tyre dhe shumë shpejt do të dalin me një vendim përfundimtar.
"Opozita e Bashkuar është në diskutime e sipër për mënyrën se si do shkojmë në zgjedhje, ende nuk ka përfunduar dhe jemi duke parë të gjitha mundësitë. Secila nga partitë do të bëjë dhe kalkulimet e saj për maksimizimin e votës, ku mund të ketë edhe alternime të listave, ku në disa qarqe të shkojmë vetëm dhe në disa të tjerë mund të shkojmë së bashku me PD-në. Jemi duke parë të gjitha alternativat për të maksimilizuar votën. Brenda pak kohësh do të kemi një vendim përfundimtar. por të jeni të bindur se do të bëhet zgjedhja më e mirë për të maksimilizuar votën në zgjedhjet e ardhshme", tha Gjosha.
Gjosha tha se LSI i ka deleguar të besuarit e saj në disa nga qarqet kryesorë dhe kanë nisur punën për organizmin e fushatës dhe zgjedhjeve të 25 prillit 2021.Gjosha tha se vetë është në qarkun Tiranë në njësinë 5 dhe 7, ndërsa tha se ka pasur shumë rrjedhje nga PS që janë zhgënjyer dhe i janë bashkuar LSI-së.
"Ne kemi deleguar kryesinë dhe të besuarit në disa nga qarqet e vendit, pasi për në fushata ka filluar shumë më përpara. Për shembull Endrit Brahimllari është caktuar në qarkun Korçë, Kejdi Mehmetaj në Fier etj. por këto janë procedura teknike të partive. Unë jam duke punuar në Tiranë me njësinë nr. 5 dhe nr.7. Atje ka shumë të majtë të zhgënjyer dhe po shohin si alternativë LSI-në. hemorragjia dhe largimet nga strukturat e PS kanë qenë të shumtë në muajt e fundit dhe i janë bashkaur LSI-së", tha Gjosha.
LSI pjerdh e dhi.
PërgjigjuKush ju afrohet ju o debile! Me Monen & Ilirin ne krye te LSIse 2-3% keni vota, moj debile nuk ke shanc me per deputete se boll e genjyet dhe e vodhet ket popull.
PërgjigjuMeta ne shtator arretohet nga SPAK . Dosja i eshte kopsitur nga nje zyre investigimi ne Qipro.