Fatbardh Kadilli ka bërë me dije se mund të kandidojë për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se dëshiron të realizojë një projekt bashkimi në mënyrë që secila prej palëve të kapërcejë vetveten.
Sa i përket konsultimit me Sali Berishën për idenë e kandidimit, tha se nuk ka folur ende. Ndërsa për siglën me të cilën do të garojë, Fatbardh Kadilli tha se do të marrë vendimin e duhur, duke parë sjelljen e të dyja palëve në PD.
“Po konsultohem me njerëz, që në zgjedhjet lokale kemi mundësi të kapërcejmë vetën. Mund të kandidoj për Tiranën, si një projekt për të sfiduar pushtetin në Tiranë. Dhe kjo bëhet duke bashkuar çdo thërrime opozitarizmi. Kur secili të kapërcejë vetveten…Qëllimi është të sfidojmë pushtetin e korruptuar që është po aq i korruptuar në qendër saç është në Tiranë. Do të jetë një projekt 100 për qind i ndryshëm nga Rama e Veliaj… Ofertën time e kam bërë, çdo politikan të mbajë qëndrimet e veta. Kundër apo pro një projekti për Tiranën. Po të hyjmë të përçarë, do të humbasim..”, tha Kadilli në një intervistë televizive.
Kadilli theksoi se po propozon një projekt të ri bashkimi dhe se nuk është duke bërë ndonjë provokim. Ndër të tjera shtoi se nga PD nuk është shkëputur dhe se nuk do të shkëputet ndonjëherë.
Ky Fatbardh pikaloshi në Botën e çudirave do me pa tjetër post. Njëher kandidon për kryetar partie njëher për kryebashkjak e radhës tjetër do kandidoi për pastrus wc.
Përgjigjubravo bardhi mos u merr me galat po shiko perpara