Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e konsideron të papranueshme, një datë zgjedhjesh të propozuar nga Taulant Balla. Pas takimit të konsultave me presidentin e Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, Blushi tha se janë të gatshmë të pranojnë çdo datë tjetër.
Sipas Blushit, është moment që presidenti Begaj të tregojë pavarësi në caktimin e datës së zgjedhjeve.
'Data e zgjedhejeve, qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. S’mund të jetë një data që është paracaktuar nga Balla. Së bashku ne Erisa Xhixho shprehem shqetesimi për mungesën e reagimit në mbrojtje të ish presidentit, që gëzon status të veçantë mbrojtjeje nga shteti. Ky duhet të ishte i pari që dënonte me forcë rrëmbimin kriminal e banditesk, me banditë me maska që ushtruan dhunë ndaj ish presidentit', tha ai.
Teksa foli për protestat periodike që paralajmëroi Meta nga burgu para SPAK, ai tha se do të ketë një mbledhje lidhur me këtë, ku do të caktohet data se kur do të zhvillohet.
‘Kjo protestë do të zhvillohet ne sot do të mbledhim një forum për të caktuar datën. Protesta para kësaj strukture që është në një strukturë që është kthyer në një hanxhar në duart e Ramës për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe ka izoluar me masë ekstreme Metën, me arrest shtëpie Berishën dhe po bënë përpjekje për të minuar një proces të rregullt dhe të ndershëm zgjedhor. Ne do të caktojmë datën e nisjes së protestave para këtij institucioni të kthyer në një organizatë terroriste’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Data për zgjedhjet 2025/ PD refuzon ftesën e Presidentit: Konsultime farsë! PL: S’pranojmë datën e caktuar nga Balla! Basha: Rëndësi ka standardi (VIDEO)
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Ylli Pata: 8 janari, pandemia e luftës civile që ka çmendur opozitën
5 Shkurt, 19:56
-
Aplikimet në KQZ/ 120 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! Refuzohen 27 mijë
5 Shkurt, 14:39
-
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
5 Shkurt, 13:37
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Prokurori Çela takim me kryepolicin Proda: Masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore
5 Shkurt, 12:45
-
Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars
5 Shkurt, 09:12
-
PS e PD bashkë në SHBA, Bardhi pas takimit me zv/ndihmës Sekretarin: SHBA aleati ynë kyç, Shqipëria të japë garanci për zgjedhje të lira
4 Shkurt, 19:52
-
Alibeaj në ‘Frontline': Komisioni ‘Xhafaj’ do ndërhyjë te SPAK-u, të hetohen takimet e paligjshme të PS-PD me Diasporën! Misioni ynë, nxjerrja e Ramës në pakicë
4 Shkurt, 19:24
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17