Zgjedhjet 2025, larg duarve të 'Smartmatic' për identifikimin elektronik! KQZ s'ka më kohë për votimin elektronik në 5 qarqe, shanset janë për 3

Tirane- Pavarësisht se KQZ është nën hetim nga SPAK për tenderin e fituar nga kompania holandeze Smartmatic, kjo nuk do të ndikojë tek zgjedhjet e ardhshme.

Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë për Report Tv, dhe shqiptarja.com se pajisjet e blera, janë tani pronë e KQZ-së, dhe riformatimi i tyre apo rifreskimi i të dhënave, mund të bëhet edhe nga vetë KQZ, apo kompani të tjera.

Pra, kryerja e idetifkimit elektronik të zgjedhësve është i garantuar dhe Smartmatic nuk ka më ndonjë ekskluzivitet.  Megjithëkëtë, SmartMatic nuk përjashtohet që të jetë pjesëmarrëse në tender që KQZ mund të hapë për kryerjen e votimit/ numërimit elektronik në ndonjë qark në zgjedhjet e ardhshme.

Bie votimi elektronik në 5 qarqe
KQZ kishte ide fillestare për shtrirjen e këtij proçesi në 5 qarqet më të mëdhenj të vendit (Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës dhe Lezhë) me kosto prej 35 mln eurosh. Por partitë politike po i vonojnë negociatat, duke rrezikuar të mos kryehet një lloj i tillë votimi në asnjë qark.

Aktualisht KQZ po vijon negociatat, ku më skeptike është opozita. Megjithëkëtë, burimet në KQZ thonë se gjithësesi tani nuk ka më kohë për tu përgatitur në 5 qarqe, por shanset janë për tu kryer në 3. 

Ndryshe nga identifikimi elektronik i votuesve që është një detyrim ligjor, votimi dhe numërimi elektronik janë çështje e vullnetit politik të partive, por që është vlerësuar për rezultatet e saj të shpejta, menjëherë pas mbylljes së votimit. Kjo formë shmang ditët e gjata të numërimeve, por ngelet një formë e kushtueshme për buxhetin e shtetit.

Përse heton SPAK tenderat e Smartmatic?
Më 22 gusht 2024 KQZ i dorëzoi SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi në lidhje me tenderat për pajisjet e identifikimit biometrik si dhe votimin e numërimin elektronik me vlerë totale 21 milionë dollarë.

SPAK ka nisur hetimet në lidhje me dy tendera të dhëna nga KQZ për pajisjet e identifikimit biometrik në gjithë vendin si dhe për votimin e numërimin elektronik të zgjedhësve (projekt pilot që u implementua në njësinë 10 në Tiranë) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Të dy tenderat janë fituar pa garë nga kompania 'Smartmatic International Holding B.V”, vlera fituese e të cilëve ishte shumë pranë fondit limit.

Konkretisht SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datën 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”. Po ashtu dhe për një tender të dytë të dhënë po në vitin 2021 (mars) për 'Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave!'.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale