Sikurse pritej Aleksandër Vuçië është zgjedhur president i Serbisë. Në zgjedhjet e kësaj të diele kryeministri 46-vjeçar arriti të fitonte mbi 55% rë votave,rreth 2 milionë vota.
Vuçiç do të marrë detyrën e re në fund të majit kur përfundon edhe mandati i presidentit aktual Nikolic.
Pak kohë pas shpalljes së rezultatit Vuçiç edhe një herë konfirmoi se Beogradi do të vijojë të jetë mes Evropës dhe Rusisë.
“ Për mua është e rëndësishme , këto zgjedhje treguan se pjesa më e madhe e qytetarëve serbë votuan për rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE si dhe për vijimin e raporteve të ngushta me Kinën dhe Rusinë. Do të luftoj për të përmirësuar imazhin e Serbisë në botë” u shpreh Vuçiç pas fitores
Tashmë si president 46-vjecari do të ketë vetëm pushtet formal mes të cilave edhe të drejtën për të kthyer ligje në parlament.
Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në një klimë të qetë si në Serbi por edhe në 90 qendrat e votimit në Kosovë ndërsa prezenca e monitoruesve ishte e lartë.
Sa i përket kandidatëve të tjerë në garë avokati Sasha Jankovic mori 16% të votave, ndërsa surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte komediani 26 vjecar Luka Maksimovic i cili mori 9% të votave të atyre njerëzve të zhgënjyer nga klasa politike e vendit.
Pak kohë pas shpalljes së rezultatit shumë diplomat të huaj mes të cilëve edhe komisioneri Hahn kanë uruar Vuçiç për fitoren e arritur.
Vuçiç u bë kryeministër në vitin 2014 pasi Partia e Përparimatre fitoi zgjedhjet.
Më parë pasi mbaroi studimet për drejtësi ai ishte sekretar i Partisë Radikale të Serbisë nën udhëheqjen e presidentit Miloshevic.
Shpesh atë e krahasojnë me ish-kryeministrin Zoran Gjingjiç dhe me Titon.
e.m/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO