TIRANE - Fati ka përcaktuar numrat e partive, në fletën e votimit. Por cila është domethënia e numrave 26, 29, 44, dhe 66 në astrologji. Këtë gjë e merr përsipër astrologia Meri Gjini, e ka studiuar këta fushë në Greqi. Ajo gjithashtu bënë edhe parashikimin për disa prej shenjave të horoskopit.
Sipas astrologes Meri Gjini, nr. 26 që është numri i LSI-së në fletën e votimit, është numër bashkëpunimi “Numri 26 ka energji të ngrohta domethënë as të forta, as të prera, as të sakta, por energji bashkëpunimi. Pra nëse gjen gjuhën e duhur në bashkëpunimet e tij del e fituar. Pra është numri i bashkëpunimit, kjo është energjia e numrit 26 dhe është pozitive” thotë astrologia.
Ndërsa nr. 29, që është numri i PS në fletën e votimit është një numër me energji të fortë. “Numri 29 është një energji e fortë, e sigurt, jep shkëlqim, ndikon në rritjen dhe përforcimi. Te nr. 29 energjitë janë të forcuara sepse përmban në brendësi energjinë e përsëritjes të 1-shit, nuk të merr por të jep. ” thotë Meri Gjini astrologia.
Ndërsa për nr. 44, që është numri i PD-së astrologia shprehet “Energjia e numrit 44, është e përforcuar që do të thotë se kujdesi duhet të jetë në maksimum të organizimit, të menaxhimit, të lëvizjeve, të ruajtjes së qetësisë dhe ruajtjes së kontrollit. Ata që kanë numër me fat 44 duhet të jenë sa më shumë të organizuar, të bëjnë lëvizjet e duhura, të kenë programin e duhur, të mbështeten në individët e duhur”.
Meri Gjini, shpjegon edhe domethënien e nr. 66, i cili i përket FRD-së “Energjia e nr. 66 është ose ndarje, ose bashkëpunim. Personat që numër me fat kanë 66 gjithmonë kanë surpriza. Ajo që do t’i karakterizojë këtë vit është fati, por të mirën e këtij fati do ta shijojnë pas qershorit. Këtë vit ata kanë një imazh të ri i dhe kanë vendosur vetes një qëllim” përfundon astrologia.
HOROSKOPI
Astrologia flet edhe për karakteristikat e shenjave të horoskopit,si dashi, demi, gaforrja dhe peshorja. “Të lindurit e shenjës së dashit në çfarëdo lloj situate që të jenë e gjejnë formën për të dalë të fituar ekonomikisht. Për sa i përket lekëve gjithmonë e gjejnë rrugën dhe mënyrën për të nxjerrë fitime.
Nëqoftëse i shohim në pozicionin e politikanëve është vështirë që në periudha krize të mos gjejnë zgjidhje. Ata janë drejtues të mirë profesionalë të biznesit. Si udhëheqës, dashi gjithmonë merr çfarë dëshiron. Janë energjikë dhe spontanë.
Në periudhën në të cilën ndodhemi për shenjën e dashit nuk është periudhë fort e lehtë, për arsye se profesionalisht gjërat deri në datën e 26 të qershorit shkojnë shumë mirë, por ndërkohë në qershor do të shpërndahet vëmendja e tyre dhe me çështje të familjes.
Do të duhet që të jenë menaxhues të kohës së tyre megjithatë do të mbyllin ose do të hapin një kontratë bashkëpunimi shumë të suksesshme” shpjegon Gjini. “Të lindurit e shenjës së demit si individë janë komunikues, bindës, këmbëngulës dhe u pëlqen luksi.
Si politikanë zakonisht preferojnë situate të qeta. Megjithatë për vitin e sivjetshëm demat do të jenë pak më të ngrohur sepse kanë përjetuar një periudhë pak të vështirë që ka zgjatur pothuajse 2 vjet” shpjegon astrologia. “Të lindurit e shenjës së gaforres janë administratorë shumë të mirë të ekonomisë, kanë një sens të për të marrë ose kërkuar gjërat e duhura.
Por jo rrallë e teprojnë me këtë pjesë të kërkesave. Janë këmbëngulës dhe kokëfortë. Nëqoftëse do ta shohim në pozicionin e udhëheqësit do t’i japin përparësi pjesës së shëndetit dhe të arsimimit.
Data 21 është dita më e madhe e vitit, është dita e parë e shenjës së tyre që shënohet me ndryshime të mëdha pra përveç energjisë së numrit kanë me fat dhe pozicionin më të afërt të diellit dhe dielli zakonisht sjell kënaqësi shpirtërore dhe materiale.
Njëkohësisht në datën 26 po të këtij viti i ndihmon dhe Jupiteri, gjë që do të sjellë ndryshime të mëdha profesionale” shpjegon Gjini. Astrologia bënë edhe parashikimin për shenjën e peshores. “Të lindurit e shenjës së peshores, kanë fjalë bindëse, influencë të fortë, u pëlqen shumë shkëlqimi i karriges së pushtetit, por janë administratorë jo të mirë ekonomikë.
Deri në datën 26 qershor duken sikur gjërat ekonomikisht do u shkojnë sipas planit apo mirë, por duhet të ruajnë diplomacinë dhe qetësinë shumë mbas datës 26 qershor sepse ka ndryshime planesh në çështje profesionale.
Kjo është për të gjithë shenjën e peshores. Si politikanë quhen lehtësisht të suksesshëm, janë të lindur për diplomaci dhe për përdorimin e fjalës, këtë profesion ndjekin.” përfundon Meri Gjini në parashikimet e saj.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 25.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com