Zgjedhjet, Basha dhe Bozdo
braktisin Tiranën për fushatën

Zgjedhjet, Basha dhe Bozdo<br />braktisin Tiranën për fushatën
TIRANE- Bashkia e Tiranës është braktisur nga kupola drejtuese e saj në këtë periudhë parazgjedhore, ku gjithë vëmendja e drejtuesve dhe administratës së bashkisë është vënë në funskion të zgjedhjeve, duke aneksuar në këtë formë shërbimin ndaj qytetarëve.

Kur na ndajnë vetëm dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 21 Qershorit për pushtetin vendor, bashkia e kryeqytetit është pa busull drejtuese. Kështu në këtë periudhë parazgjedhore, kryebashkiaku Lulzim Basha është “zhveshur” nga çdo lloji obligimi dhe përgjegjësie për të drejtuar deri më 21 Qershor bashkinë e kryeqytetit, duke e lënë atë në mëshirë të fatit. Tashmë kreu demokrat Basha i ka përqëndruar të gjithë angazhimin e tij në funksion të fushatës elektorale, duke harruar rolin e tij si kryebashkiak.

Sikur të mos mjaftonte braktisja e bashkisë së Tiranës nga kryebashkiaku Basha, tashmë në funksion të zgjedhjeve është vënë dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, i cili është zgjedhur të drejtojë shtabin elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Halim Kosova.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar