Zgjedhjet, Basha: Nga Dibra  nis
bashkimi i shqiptarëve kundër bandës

Zgjedhjet, Basha: Nga Dibra  nis<br />bashkimi i shqiptarëve kundër bandës
Kryetari i Partisë Demokratike Basha së bashku me kandidatin për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu zhvilluan takime me banorë të fshatrave Kandërr, Kishavec, Vakuf, Borovjan, Deshat. 
 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se në tre vite kjo qeveria ia ka shtuar hallet shqiptarëve. 
 
Kjo është shenjë e një bashkimi të madh. Një bashkimi të madh që i tejkalon vijat politike dhe që bëhet sepse shqiptarët e kanë kuptuar se ata që kemi sot mbi krye nuk e meritojnë emrin qeveritar apo qeverisës.
 
Janë një bandë sunduesish, hajdutësh dhe kriminelësh të cilët për popullin kanë vetëm tre alternativa; varfërinë, burgun ose emigracionin. Dhe se gjithçka ky vend ka e duan për vete
”tha ai.
 
Kandidati Sherefedin Shehu theksoi se për Dibrën është një fyerje e madhe ardhja e ministrave që s’kanë asnjë lidhje me Dibrën dhe deputetët e saj nuk duken në fushatë. 
 
Sherefedin Shehu tha se “Gjiknuri është përgjegjësi për rritjen e çmimit të energjisë dhe presionit me faturat abuzive ka vetëm një qëllim në vizitat e shpeshta në Dibër, të shoh ku mund të japë koncesion për hidrocentralin e radhës.
 
Pse vjen Damian Gjiknuri dhe kapardiset me atë çantën krahë e qafë?! Ai ka ardhur për të studiuar kur mund të bëjë hidrocentralin tjetër. Sepse njërin e ka projektuar atje dhe  prisni se do t’ju përmbysen tokat këtu. Se ai vetëm këtë punë di të bëjë bashkë me Ramën dhe Arben Ahmetajn dhe me gjithë të tjerët
”.
 
Duke parashtruar programin për bashkinë, Shehu deklaroi se ofrimi i shërbimeve që nga pastrimi, sistemimi i rrugëve dhe kanalet vaditëse do të jenë prioritet.
 
Largimi i mbeturinave është detyra e parë që do të kryejë bashkia nesër. Dibra nuk e meriton që të jetë e papastër sepse bashkia është mbyllur në kullë atje në Peshkopi. Përveç largimit të mbeturinave projekti më i rëndësishëm do të jetë projekti i kanalizimeve” përfundoi ai.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament