Zgjedhjet/ Beteja për Durrësin
PD-PR me sondazhe të ndara

Zgjedhjet/ Beteja për Durrësin<br />PD-PR me sondazhe të ndara
TIRANE- Negociatat në kampin opozitar mes Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane ende kanë mbetur pezull dhe dilema në këtë mes është bashkia e Durrësit, për të cilën republikanët synojnë të kanidojnë deputetin Agron Duka.

Vetëm para pak ditësh në selinë blu u ra dakort mes dy forcave politike PD-PR që të bëhej një sondazh tjetër, për të parë se kush rezulton fitues dhe në bazë të sondazhit të përzgjidhet dhe kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit. Pavarësisht se u ra dakort për sondazhin, republikanët dhe demokratët nuk po zhvillojnë një sondazh të përbashkët, por po zhvillojnë një sondazh secila për llogari të vet. Kjo shihet me një optikë të thjeshtë, ku ditën e djeshme kreu republikan Mediu bëri me dije se nga sondazhi i fundit i bërë nga një kompani ndërkombëtare, Agron Duka rezulton fitues.

Ndërkohë, nga ana tjetër demokratët bëjnë me dije se sondazhi ende nuk ka mbaruar, por ai është ende në proces. I pyetur pikërisht, për deklaratën e krye-republikanit Mediu, se nga sondazhi i fundit Duka është fitues, kreu i PD-së për degën Durrës, Osman Stafa i kontaktuar nga “Shqiptarja.com” u shpreh se nuk mund të flasë për kompaninë e sondazheve të zotit Mediu. “Procesi i negociatave është ende në vazhdim.

Çdo kanidaturë e përzgjedhur nga demokratët do të jetë fituese përballë Dakos. Nuk di të them se cila kompani po i bën sondazhet për PD, por ato ende nuk kanë përfunduar janë në proces. Nuk di të them për kompaninë e sondazheve të zotit Mediu”, tha Stafa.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani