Zgjedhjet, Braçe kundër Metës: 
Të bëjmë referendum për reformën

Zgjedhjet, Braçe kundër Metës: <br />Të bëjmë referendum për reformën
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë kundër idesë së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, për të krijuar një qeveri teknike në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
 
Braçe shkruan në rrjetin social Facebook më e thjeshta sesa zgjedhjet e parakohshme, është referendumi për reformën në drejtësi dhe Kushtetutën.
 
Sipas tij, të vendosin shqiptarët për reformën në sistemin e drejtësisë, duke çuar në votim propozimet e mazhorancës dhe ato të opozitës.
 
"Populli për reformën në drejtësi, populli për Kushtetutën! Si ka mundësi që vetëm këtë zgjidhje shmangni, as që e përmendni?
E pranoj me sy mbyllur që kjo reformë bëhet për të ardhmen e këtij vendi, të ardhmen e shqiptarëve. Atëherë përse nuk bëjmë më të thjeshtën, bashkërisht, ftojmë popullin që me votë të vendosë mes dy varianteve; variantit të BE-SHBA dhe variantit të Berishës e Bashës për rivlerësimin e të gjithë gjykatësve e Prokurorëve që sot janë në sistem. Nuk ka konsensus partiak pa popullin. Të çojmë Kushtetutën në referendum dhe shqiptarët të vendosin se si e duan drejtësinë, pastrimin e saj dhe gjykatësit e prokurorët që do të shërbejnë pas kësaj"
, shkruan Braçe.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)