Zgjedhjet ditën e Bajramit, Sytari:
As në komunizëm s'ka ndodhu

Zgjedhjet ditën e Bajramit, Sytari:<br />As në komunizëm s'ka ndodhu
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka fajësuar liderët Rama dhe Basha mbi datën e zgjedhjeve, që është përcaktuar me datë 25 qershor.
 
Reagimi i myftiut vjen pasi data e zgjedhjeve përkon me datën e parë të festës së Bajramit të Madh, festë kjo për besimtarët mysliman.
 
Sipas myftiut ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.
 
“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohen e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur