Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025 në qarkun e Lezhës janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës, pas dyshimeve për krime zgjedhore.
Organi i akuzës ka nisur procedimin penal nr. 603 të vitit 2026, pas një referimi të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Hetimi lidhet me dyshimet për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Lezhës i ka kërkuar KQZ-së sekuestrimin dhe vënien në dispozicion të listave të zgjedhësve për 12 qendra votimi në tre bashkitë e qarkut.
Konkretisht, në Bashkinë Lezhë bëhet fjalë për QV-të 0686/00, 0697/00, 0697/01, 0704/00, 0705/01, 0712/00, 0717/00, 0749/00 dhe 0749/01. Në Bashkinë Mirditë janë përfshirë QV 0808/00 dhe 0891/00, ndërsa në Bashkinë Kurbin QV 0847/01.
Prokuroria ka kërkuar kopje të njehsuara të listave ku pasqyrohen pjesëmarrësit në votim dhe nënshkrimet e tyre.
Dokumentacioni do të verifikohet për të evidentuar nëse ka pasur parregullsi me identifikimin e zgjedhësve, nënshkrimet apo raste të mundshme të votimit më shumë se një herë.








Komente
Komento