Kreu i PS-së Edi Rama pas Vlorës po zhvillon takimin përmbyllës në Durrës.

Edhe 3 ditë larg zgjedhjeve të 11 Majit, kryesocialisti po përfundon mitingjet me socialistët. Ditën e nesërme do të përmbyll fushatën e tij në Tiranë, në orën 19:30.

Kryesocialisti Rama e ka nisur fjalimin e tij me ironi ndaj takimit të Berishës pak ditë më parë në Durrës. Rama falënderoi të pranishmit në shesh, duke thënë se ardhja e tyre sot ka pastruar gjurmën e leshterikëve që kishin pushtuar qendrën e Durrësit, duke shigjetuar PD-në.

Nga ana tjetër, Rama tha se PD nga ky shesh dukej si një lëmsh i mbledhur, edhe sipas Ramës imazhi i socialistëve, siç e ka pastruar sot në miting lëmshin e lënë pas të tyre, ashtu dhe do t’i pastrojë edhe demokratët, duke i rrudhur në 11 maj edhe më shumë.

"Dua ta nis me një urim të veçantë, se qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh. Kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, e transformuam këtë shesh dhe para pak ditësh, kur Ani më çoi fotografinë e kënetës kur ishte mbledhur këtu, mu duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut atje dhe ishin bërë lëmsh këtu. Kështu që faleminderit që erdhët dhe e pastruat komplet atë imazh. Se nuk mundesha dot ta përballoja idenë se ai lëmsh i leshterikëve kishte lënë një hije këtu në këtë shesh. Edhe siç e fshitë ju këtë lëmsh me atë masivitet, me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu Durrësi, qarku i Durrësit, do t’i japë një shtytje edhe më të fortë leshterikëve në 11 maj. Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë."-tha Rama.

Rama tha se është i bindur që Durrësi do të thyejë rekordin, për të arritur në 9 mandate.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:48
Rama kërkon votën e durrsakëve, duet me Noizyn në takimin përmbyllës të fushatës: Të hedhim në det leshterikët e kënetës

 

Kryesocialisti Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve të Durrësit, nga takimi përmbyllës i fushatës për këtë qark.

Ai shprehu synimin për të marrë 9 mandate në këtë qark.

“Dua ta nis me një urim të veçantë, se qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh. Kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, e transformuam këtë shesh dhe para pak ditësh, kur Ani më çoi fotografinë e kënetës kur ishte mbledhur këtu, mu duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut atje dhe ishin bërë lëmsh këtu. Kështu që faleminderit që erdhët dhe e pastruat komplet atë imazh. 

Se nuk mundesha dot ta përballoja idenë se ai lëmsh i leshterikëve kishte lënë një hije këtu në këtë shesh. Edhe siç e fshitë ju këtë lëmsh me atë masivitet, me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu Durrësi, qarku i Durrësit, do t’i japë një shtytje edhe më të fortë leshterikëve në 11 maj. Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë.”

Për Durrësin, në memorandumin e Kuçit, mandatin e nëntë e vura me 50%. Nëse do të ketë një masivitet si sot këtu, në takimin më të madh që kam parë njëherë në Durrës, padiskutim që Durrësi do të marrë 9 mandate për PS. Kam parasysh këtu edhe Krujën, Shijakun dhe gjithë që përfshin ky qark”.-tha Rama. 

Në mbyllje të takimit, iu bashkua Noizyt në këngën zyrtare të fushatës.

 

Ora 20:39
Rama nga qyteti bregdetar: Ky është takimi më i madh që kam parë ndonjëherë në Durrës, do marrim 9 mandate

 

Kryesocialisti Edi Rama ka thënë në takimin në Durrës, se është takimi më i madh që ka parë ndonjëherë.

Rama tha se është i bindur që Durrësi do të thyejë rekordin, për të arritur në 9 mandate.

“Shumë faleminderit të gjithëve ju që jeni këtu, vërtet në takimin më të madh që kam parë ndonjëherë në Durrës. Jeni pararoja e të gjithë atyre që do të shkojnë në çdo qendër votimi, atëherë pa asnjë diskutim do të thyejë rekordin e vet duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste.” - tha Rama.

H.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Qershor, 11:01

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?