Policia e shtetit do të angazhojë 5500 efektiva për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 14 majit. Gjatë 3 muajve të fundit rreth 7 mijë punonjës kanë marrë trajnimin e duhur për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkëpunim me OSBE dhe KQZ. Pjesa më e madhe e tyre do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Ndërhyrja e tyre brenda ambienteve të QV-ve bëhet për raste emergjente ose përndryshe vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.
Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00, përmes një procedure të përcaktuar, policia do të bëjë shoqërimin e kutive të votimit drejt KZAZ-ve. Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje KZAZ-të në të gjithë vendin, aty ku do të kryhet procesi i numërimit të votave. Aty tashmë kanë mbërritur materialet e nevojshme, si kamerat, objektet e numërimit, etj, për të cilat nuk është raportuar asnjë problematikë gjatë transportimit të tyre.
Zyrtarë të policisë së shtetit, thanë për report tv, se një pjesë e efektivëve të policisë do të angazhohen për zgjedhje larg vendit të tyre të punës, ndërsa në rastin e Tiranës kjo detyrë do ti besohet patrullës së përgjithshme. Për shkak të angazhimit të policëve në zona të tjera, objektet e rëndësisë së veçantë shtetërore do të ruhen nga forcat Komando të ushtrisë, duke filluar nga dita e premte, deri të martën, kur konsiderohet i kryer procesi zgjedhor.
Angazhimi i policisë përfshin edhe periudhën e fushatës elektorale, të nisur që në 14 prill, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë tubimeve dhe aktiviteteve të tjera të partive politike.
B.V/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
82.4%
-
Jo
11.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 3878
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kukës, Manja: Të dielën korrim fitoren, Emiratet gati të financojnë turizmin malor në Shishtavec! Opozita: Kriminel elektoral
21 Shtator, 13:27
-
Dy plumba policit në Tiranë, 20 mijë euro për informatorin e Klered Bozhanaj! Pasi u qëllua efektivi kërkoi ndihmë në lokal
21 Shtator, 10:00
-
Zgjedhjet e Kukësit 25.5 mln lekë, Celibashi: S’do i marrim nga buxheti i shtetit, i përballon KQZ! PD të plotësojë komisionerët
20 Shtator, 11:16
-
‘GDF’ mbyll misionin e monitorimit nga ajri në Shqipëri! 185 orë fluturime, Në 2023 u asgjësuan rreth 300 mijë rrënjë kanabis sativa
19 Shtator, 12:48
-
Komiteti i Helsinkit publikon raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 majit, liston shkeljet
19 Shtator, 12:36
-
Zgjedhjet në Kukës, KQZ teston pajisjet për identifikimin elektronik! rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote
19 Shtator, 12:16
-
Vetingu i policisë, AMP nënshkruan marrëveshje me Institutin e Mjekësisë Ligjore për testin e drogës
18 Shtator, 15:21
-
Duke u ngjitur në shkrepat e maleve, efektivët në aksion për zbulimin e drogës! Policia bën bilancin: U asgjësuan 7287 bimë narkotike në 4 qarqe
17 Shtator, 13:59
-
Shkarkohet shefi i komisariarit në Delvinë! Arrestohen 3 policë në Vlorë e Fier! Pezullohet drejtori i stacionit Velipojë dhe 3 efektivë, 'nuk panë' drogën
16 Shtator, 20:59
-
Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE-së për operacionet e FRONTEX, Balla: Të marrim rol kontribuues për sigurinë në rajon
15 Shtator, 14:32
-
Balla takon homologun italian Piantedosi: Në fokus lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës
15 Shtator, 10:39
-
Komisionerët për Kukësin/ Basha ‘mund’ Berishën në Kolegj! PD do të ketë 2 komisionerë në KZAZ, Partia e Lirisë vetëm 1
15 Shtator, 10:16
kur eshte kohe zgjedhjesh fillojne edhe presionet nga agjenturat e vendeve jomiqesore te shqiperise, dhe nga krimi i organizuar
Përgjigjuo zot si nderlikohet situata thua sikur po behen zgjedhje kohe lufte.Keni pare a skeni pare bote me sy.Zgjedhet lokale ne Europe behen dhe dite normale pa asgje te vecante.Po thuaj qe te ne zjen kazani parase dhe i te korruptuarve ,hajduteve dhe kusareve ndaj ndodh kjo.
Përgjigju