Zgjedhjet e 18 qershorit, Gjosha:
Gjithëpërfshirëse,jo pa opozitën

Zgjedhjet e 18 qershorit, Gjosha:<br />Gjithëpërfshirëse,jo pa opozitën
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka ripërsëritur edhe një herë deklaratat e saj se zgjedhjet e 18 qershorit nuk duhet të zhvillohen pa opozitën.
 
Sipas saj, realizimi i zgjedhjeve gjithëpërfshirëse pa asnjë përjashtim do t’ia bënte më të lehtë vendit intergimin në Bashkimin Europian.
 
“Duke folur për zgjedhjet, Integrimi i vendit në BE kërkon zgjedhje gjithëpërfshirje dhe asnjëherë përjashtuse”, u shpreh Gjosha.
 
 Këto deklarata ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i bëri gjatë prezantimit të projektit për ngritjen e kapaciteteve të vendit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas saj, ky projekt do të jetë një ndihmë e madhe e vendit i cili do të kontribuojë në kualifimimin e administratës shqiptare. Ky projekt kap vlerën e 2 milion eurove. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin