Zgjedhjet e 2017-ës, Çipa: Nuk
mund të ketë koalicion PD-LSI

Zgjedhjet e 2017-ës, Çipa: Nuk<br />mund të ketë koalicion PD-LSI
Ndërsa liderët politike janë përfshirë tashmë në lëvizjet e tyre të fushatës paralektorale duke hedhur idetë për Koalicionet zgjedhore të 2017-ës, analistët flasin për këto opsione.

Gjatë një interviste për Report TV Aleksandër Çipa thotë se në kushtet aktuale kemi të bëjmë me një koalicion të formësuar të së majtës ndërsa opozita është në kërkim të rritjes së saj por teza e koalicionit me qytetarët sipas tij nuk qëndron.

''Janë në lojën e tyre të momentit paraelektoral. Dy koalicionet e tanishëm, njëri i formësuar dhe tjetri ende në kërkim të rritjes specifike të vetes dhe këtu kam parasysh deklaratën e Bashës. Koalicioni aktual i së majtës, parakupton jo vetëm përfshirjen në mënyrë më potencial të partisë PDIU, por edhe ndoshta të një partie tjetër që ka profil dhe përkatësi majtiste. Koalicioni i qytetarëve në demokracinë hibride shqiptare ka dhënë prova se nuk funksionon dhe nuk ekziston. Cili është ky koalicion?'', u shpreh Çipa. 

Kështu e sheh realitetin politik aktual analisti Aleksandër Çipa, i cili përjashton çdo koalicion të mundshëm PD – LSI. Një lëvizje e tillë thotë ai do të demtonte besueshmërinë e PD-së.

''Nuk e shoh në horizont, dhe vetë Partisë Demokratike i bien kreditet e besueshmërisë publike nëse e ndërton apo e rikthen edhe një herë bashkëpunimin politik me LSI-n'', është shprehur Çipa. 

Por roli kyç i LSI në proceset zgjedhore është i pashmangshëm thotë Çipa, e kjo do të vijojë edhe në 2017-ën ndërsa sinjalet janë dhënë tashmë edhe për zgjedhjen e presidentit të republikës. 

''Nëse gjatë vitit 2015-2016 është thënë që Meta e bën rolin e njohur të ‘’kingmaker’’, kjo më duket se mbetet në fuqi dhe në vitin 2017. Është edhe më e tonueshme në një tjetër proces zgjedhor, siç është ai i presidentit'', përfundoi Çipa.  

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë