Zgjedhjet e 25 prillit/ Delegacioni i OSBE-së në KQZ, Celibashi: Vlerësimet realiste! Rekomandimet, pika referimi për përmirësim

Zgjedhjet e 25 prillit/ Delegacioni i OSBE-së në KQZ, Celibashi: Vlerësimet realiste! Rekomandimet, pika referimi për përmirësim

Foto nga takimi

Pas takimeve me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, delegacioni i OSBE/ODIHR, kryesuar nga Urszula Gacek ka shkuar sot në zyrën e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Vetë kreu i KQZ, ka pasqyruar takimin përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se rekomandimet e OSBER/ODIHR do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së KQZ, për të adresuar shqetësimet e ngritura në raportin për zgjedhjet e 25 prillit.

“Në emër të KQZ, i shpreha mirënjohjen Ambasadores Urszula Gacek për vlerësimet realiste të OSBE-ODIHR për aktivitetin e KQZ. Rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së KQZ, në adresimin e shqetësimeve të ngritura në raport”- shkruan Celibashi n­ë Twitter.

Me delegacionin e ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit ditën e djeshme është takuar kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, se bashku me drejtuesit kryesore të partive. Basha pas takimit përsëriti edhe njëherë akuzat drejtuar maxhorancës për masakrën zgjedhore, por theksoi se është gati për një reformë të thellë zgjedhore.  Ajo që u vu re, në ndryshim nga e kaluara ku Oerd Bylykbashi ka mbajtur peshën kryesore në PD-së lidhur me reformën zgjedhore, kësaj here u pa krah Lulzim Bashës Enkelejd Alibeaj. Një takim delegascioni pati edhe me Sekretarim e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri. Ndër të tjera Gjiknuri, tha se dialogu politik brenda institucioneve ka raste të shumta suksesi të kryerjes së reformave të rëndësishme bipartizane. Në këtë frymë, ai shtoi se Partia Socialiste është e gatshme të ulet në tryezë dialogu me opozitën si për reformën zgjedhore ashtu edhe për atë territoriale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën