Zgjedhjet e 25-Prillit, Yuri Kim apel qytetarëve: Mos e shit të drejtën tënde, mos e dorëzo fuqinë te kriminelët

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka drejtuar një apel shqiptarëve që do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se ata nuk duhet ta shesin votën e tyre pasi ajo ju përcakton të ardhmen. Kim shkruan se nuk duhet t’i votojnë kriminelët pasi qytetarët kanë fuqinë e ndryshimit dhe nuk duhet që këtë fuqi ta lënë në duar të inkriminuara.

“Mos e shitni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm TY duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Kim në twitter.

Thirrjet e Yuri Kim për të pastruar listat e kandidateve nga emra të inkriminuar dhe qytetarëve t’u ofrohen kandidatë me integritet kanë qenë të përsëritura për partitë politike, ndërsa sot ajo iu drejtua qytetarëve që të mos tolerojnë asnjë shkelje të votës së tyre, pasi ajo është fuqia e tyre e vërtetët. Kim ka paralajmëruar partitë politike duke thënë se do të jenë ata përgjegjësit kryesor për çdo parregullsi që mund të shkaktohen ditën e zgjedhjeve dhe se SHBA-ja do të marrë masat.

Ky apel nga ambasadorja Kim vjen pasi ka rishpërndarë statusin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili fton qytetarët të denoncojë dhe raportojnë çdo rast korruptiv të shitblerjes së votë apo nëse vihet re diçka e paligjshme gjatë fushatës zgjedhore. Celibashi publikoi edhe një video ku sqaron se çfarë dënimesh mund të marrësh në rast të krimeve zgjedhore duke thënë se KQZ dhe organet ligjzbatuese do të dënojnë me forcën e ligjit çdo veprim që cenon zgjedhjet e 25prill2021.

-Shitja dhe blerja e votës dënohet me 1-5 vite burg

-Fotografimi i votës dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg

-Votimi familjar apo i  dyfishtë dënohet nga 1 deri në 3 vite burg

-Kanosja apo detyrimi për të votuar ose jo, pengimi i votimit apo votimi në mënyrë të paligjshme dhe deri tek falsifikimi apo dëmtimi me dashje e materialit zgjedhor dënohet nga 6 deri në 7 vite burg

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër