Zgjedhjet e Himarës në fuqi, rrëzohet Fredi Beleri! Gjykata e Tiranës nuk pranon shfuqizimin e dekretit të Begajt

TIRANË- Himara do të shkojë në zgjedhjet e 4 gushtit për kryebashkiak me një dekret të Presidentit Bajram Begaj të ‘certifikuar’ edhe nga Gjykata. Këtë të martë, Gjykata Administrative e Tiranës vulosi si legjitim dekretin e kreut të shtetit për të shpallur datën e zgjedhjeve në Himarë, duke rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për anulimin e këtij dekreti, e rrjedhimisht edhe zgjedhjet e së dielës.

Në Gjykatë, avokatja e Belerit Klodiana Gjyzari pretendoi se dekreti është i pavlefshëm përsa kohë që Begaj nuk ka respektuar afatin 30 ditor që Fredi Beleri kishte në dispozicion për të ankimuar vendimin e KQZ për shpalljen të pavlefshëm të mandatit të tij, vendim që krijoi vakancën në Bashkinë e Himarës. Sipas saj, Presidenti është treguar i njëanshëm dhe e ka kufizuar rolin e tij në numërues datash.

“Në vlerësimin tonë, padia jonë e provuar, Beleri ka fituar zgjedhjet dhe ka rezultuar që KQZ e ka shpallur të pavlefshëm mandatin e Belerit, ky vendim është i ankimueshëm. Brenda 30 ditësh pra deri në 5 gusht mandati i Belerit është i vlefshëm. Presidenti nuk duhet te anojë nga partitë politike, ky dekret e ka reduktuar rolin e tij në numërues datash. Ka vepruar tej parashikimeve të kushtetutës, dekreti i tij duhet të shfuqizohet si i paligjshëm”, tha Gjyzari.

“Nuk është akt që ka dalë drejtpërdrejtë për paditësin, lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet dhe palët e tjera politike qe tashmë janë regjistruar, madje edhe PBDNJ me vendim të KQZ. Thënë këtë, pretendimi bie vetëm nga aktet e ndërmarra”, u shpreh përfaqësuesja e Presidencës, Fjorida Ballauri.

KQZ vendosi më 5 korrik të shpallë të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës pasi ky i fundit u dënua me vendim të formës së prerë edhe nga Apeli i GJKKO me dy vite burg për blerje votash. Nisur nga ky vendim, Këshilli i ministrave njoftoi Presidentin për vakancën dhe vetëm pak orë më vonë Begaj dekretoi 4 gushtit datë zgjedhjesh.

Pavarësisht kundërshtimeve të shumta, edhe në rrugë ligjore, opozita ka hyrë në garën përballë Vangjel Tavos së PS me shqiptaro amerikanin Petro Gjikuria, mbështetës i Fredi Belerit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb