Zgjedhjet e 7 majit,Ahmetaj: Kavaja
jo pjesë e sherrit të politikës vjetë

Zgjedhjet e 7 majit,Ahmetaj: Kavaja<br />jo pjesë e sherrit të politikës vjetë
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, njëkohësisht i deleguari i Pastisë Socialiste për Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë, ka shpallur sot fillimin e fushatës në Kavajë me kandidatin e PS për Bashkinë, Klodian Shehu.
 
Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se Kavaja ‎nuk do të bëhet pjesë e sherreve politike:
 
“Çfarë po ndodh sot me Kavajën? Çfarë po ndodh sot me Shqipërinë? E dëgjoni çfarë klithmash vijnë nga çadra. Duan t’ju pengojnë të shkoni në datën 7 maj të votoni kryetarin e bashkisë. Po pse? Kanë frikë nga vota e lirë, kanë frikë nga fitorja e Partisë Socialiste, kanë frikë nga fitorja e qytetarisë së Kavajës. Ajo që unë dua nga ju të bëni, qytetarë te Kavajës socialiste apo jo, dua të shkoni derë më derë tek qytetarët e Kavajës, dhe ata që votuan Partinë Demokratike, t’ i ftoni që më 7 maj, të dalin nga shtëpitë, të tregojnë që Kavaja është larg sherreve, që Kavaja është vërtet qytet i demokracisë, por jo i demokracisë që i përket Partisë Demokratike, por qyteti demokracisë që i përket një qytetërimi të ri, i asaj Shqipërie që ne duam, i Shqipërisë me shtet, i Shqipërisë me punë, i Shqipërisë me mirëqenie”.
 

7 maji dhe 18 qershori zgjedhjet për Shqipërinë që duam

Ndërsa lidhur me projektet e nisura në Kavajë, Ahmetaj theksoi se qyteti tashmë është shndërruar dhe do të vazhdojë me Rilindjen Urbane.
 
”Sot Kavaja nuk është më një qytet i zakonshëm, është një destinacion turistik. Sot Kavaja nuk është më një qytet i zakonshëm, është një qytet që ka zhvillim ekonomik dhe dua t’ju kujtoj, t’ju kthej vite mbrapa vetëm për t’ju kujtuar se çfarë kemi për të humbur. Këtu në këtë qytet, ka qenë anëtar parlamenti ish-kryetari i opozitës, Sali Berisha. E la qytetin në mjerim të plotë, e la qytetin në harresë, nuk u kujtua asnjë ditë për të vendosur një tullë në favor të komunitetit, të qytetit të Kavajës. Me Edi Ramën në pushtet janë më shumë se 30 milion dollarë të investuara dhe ka një qytet që duket ndryshe. Dhe me kryeministër Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, në mandatin e dytë ne kemi mundësi që qytetin ta çojmë një hap përpara”,- tha Ahmetaj, i cili theksoi edhe njëherë se në 7 maj dhe në 18 qershor qytetarët do të shkojnë në zgjedhje.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS