Zgjedhjet e ardhshme në Serbi, Meta: Problemet në Preshevë të zgjidhen në mënyrë demokratike, shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi, Meta: Problemet në Preshevë të zgjidhen në mënyrë demokratike, shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

Presidenti Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat ka bërë të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet politike në Luginën e Preshëves lidhur me zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen së shpejti në Serbi.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit ka bërë thirrje që të gjitha çështjet që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës së Preshevës të zgjidhen në mënyrë demokratike. Ndër të tjera Presidenti Meta thotë se pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore.

Ndër të tjera në reagimin e tij për mediat thuhet se presidenti Meta do të inkurajojë të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

"Pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi" është shprehur Meta.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen