Konventa zgjedhore e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Sarandë është fituar nga kandidati Belind Këlliçi me 112 vota. I dyti është renditur Ervin Salianji me 60 vota, ndërsa Oriela Nebijaj ka marrë 31 vota. Këlliçi kryeson në rang kombëtar me 98 vota.

Debatin e Sarandës e ka përshëndetur i ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli. Qyteti jugor ishte ndalesa e 12-të për këtë garë e cila ka në total 20 procese zgjedhore. Deri në përfundim të garës kanë mbetur edhe 8 qendra votimi dhe gara duket se do të vazhdojë e fortë deri në fund të saj.

Debati i Radhës është nesër në Lezhë.

Redaksia  Online
(u.s/shqiptarja.com)