Zgjedhjet e kryetarëve të degëve në
PS,nis gara mes kandidatëve në Fie

Zgjedhjet e kryetarëve të degëve në<br />PS,nis gara mes kandidatëve në Fie
Pasditen e sotme nisin zgjedhjet për drejtuesit e Partisë Socialiste në rrethe. Procesin starton në Fier ku Asambleja e zgjeruar e këtij qyteti do të votojë me votim të fshehtë emrin e kryetarit të ri.

Në garë janë Andi Olldashi dhe Ervin Bushi.

Më pas, gjatë fundjavës, në të gjitha Bashkitë do të zhvillohen votimet për kryetarët.

Kandidaturat iu nënshtruan seleksionimit të fundit në mbledhjen e kryesisë së PS-së , ku u prezantuan nga deleguarit e kryesisë për zgjedhjet.

Një ndër filtrat e përzgjedhjes ka qenë dhe deklarata e dekriminalizimit të tyre, nëse kanë qenë ose jo të dënuar apo nën hetim në të shkuarën.

Për shkak se drejtuesit e Partisë Socialiste në Bashki do të jenë funksionarë dhe nuk do të mbajnë asnjë detyrë tjetër, nga kandidimi janë shmangur deputetët, ministrat, por dhe kryetarët e bashkive. Këtij pozicioni i janë shmangur edhe drejtuesit e rëndësishëm rajonalë, të cilët nuk e kanë preferuar postin e kryetarit të partisë së bashkisë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla