Zgjedhjet e nëntorit në SHBA/ Debati i parë presidencial mes Trump e Biden (VIDEO)

Mund konsiderohet nga debatet më të zjarrta për shkak të filozofive, qasjes ndaj problemeve  të vendit dhe  ndërkombëtare, debati mes dy kandidatëve për presidencën e rradhës të SHBA Joe Biden dhe Doland Trump  me 29 Shtator.

Sipas listës zyrtare të publikuar nga Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale, Trump dhe Biden do të debatojnë mbi historinë e arritjeve të tyre, plotësimin e vendit bosh në Gjykatën e Lartë pas vdekjes së anëtares historike Ruth Ginsberb, pandeminë, ekonominë, marrëdhëniet racore,  dhunën që ka shpërthyer në qytetet amerikane, si dhe integritetin e zgjedhjeve.

Temat u përcaktuan nga moderatori Chris Wallace, gazetar i kanalit Fox News.

Për secilën nga temat kandidatët do të kenë 15 minuta kohë gjatë debatit 90 minutash. Lista e temave mund të ndryshojë nëse do të ketë zhvillime të reja para fillimit të debatit.

Debatet e tjera do të mbahen në 15 dhe 22 tetor, ndërkohë që zëvendës presidenti Mike Pence dhe Senatorja Kamala Harris do të zhvillojnë debatin e tyre  të parë më 7 tetor. 

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen me 3 Nëntor në një atmosferë  tejet të tensionuar për shkak të protestave të shumta, krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe largimin e SHBA nga OBSH-ja. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kuvend/ Projektbuxheti faktik i vitit 2023, ministri Malaj: Buxheti i 2025 më i madhi në histori, parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale

Kuvend/ Projektbuxheti faktik i vitit 2023, ministri Malaj: Buxheti i 2025 më i madhi në histori, parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale