Zgjedhjet e parakohshme,Thaçi
Jahjagës: Të mbahen më 8 qersho

Zgjedhjet e parakohshme,Thaçi<br />Jahjagës: Të mbahen më 8 qersho
PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe konsolidimin demokratik të vendit, njofton "Tribuna". 

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi theksuan se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është i domosdoshëm dhe një proces gjithëpërfshirës që nuk ka alternativë. Kosova duhet ta ketë forcën e vet mbrojtëse, e cila do ta plotësojë konsolidimin e shtetit kosovar dhe do të bëhet kontribuuese e sigurisë së popullit përmes anëtarësimit në NATO.

Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten Jahjaga për konsultimet e vazhdueshme me subjektet politike për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe theksoi qëndrimin e tij që zgjedhjet të mbahen me 8 qershor, në pajtim me forcat e tjera politike.

Presidentja Jahjaga theksoi se do të vazhdojë të luajë rolin e saj si faktor uniteti politik në Kosovë, se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat përcaktojnë mënyrën e shpalljes së zgjedhjeve, si dhe do të respektojë vendimin që do të arrihet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.


Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike