Zgjedhjet e PE, Renzi arrin fitore
bindëse, surprizë Franca e Anglia

BRUKSEL - Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, janë shoqëruar me surpriza në thuajse të gjitha vendet e BE-së duke shkaktuar atë që të gjithë e kanë cilësuar si një “tërmet politik” për unionin evropian. Fitoren më të thellë dhe më të bindshmen e ka siguruar Kryeministri aktual i Italisë Mateo Renzi i cili ka marrë 40.81 % të votave e përkthyer në 32 mandate.

“40% e votave që ka marrë PD është një shenjë e qartë se shpresa ka marrë dyfishin e votave të zemëratës. Italia është, dhe akoma më e fortë se frikërat që e rrethojnë. Vota nuk ishte një referendum mbi qeverinë, as mbi mua, por një votë shprese të një shteti që nuk dorëzohet.” është shprehur Kryeministri Renzi lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të PE-së

Surpriza tjetër vjen nga Franca ku Partia e qndrës së qjathtë Fronti Kombëtar e lideres Marine Le Pen ka siguruar 25.1% të votave ose 24 mandate, maksimumi i arritur ndonjëherë nga kjo parti. Ndërkohë Britani e Madhe ka zgjedhur euroskeptikët e UKIP të Nigel Farage me 22 vende në Parlamentin Evropian ose 29% të votave.

Pas këtyre zgjedhjeve projeksioni i Parlamentit Europian, PPE konfirmohet si mazhorancë relative me 28.5% ose 214 mandate deputetësh. Në vend të dytë renditen Social-Demokratët me 25.17% ose 189 mandate deputetësh. Në total janë 142 deputetët e partive të reja, të djathta dhe të euroskeptikëve.

Në vend të tretë kanë dalë Liberal-Demokratët me 8,79% ose 66 mandate, të katërtit janë Jeshilët me 6.92% ose 52 mandate. Me 46 deputetë ose 6.13% renditen në vend të pestë Konservatorët e ECR. Të majtët e Bashkuar kanë marrë 42 mandate duke marrë 5.59%. 

KANCELARJA MERKEL: SHTIMI I EURO-SKEPTIKËVE NË PE, KEQARDHJE
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur keqardhje lidhur me shtimin e euroskeptikëve në Parlamentin Europian. Pas zhvillimit të zgjedhjeve evropiane në 21 vende të BE, kancelarja gjermane ka shprehur mbështetje për ish-kryeministrin e Luksemburgut.
 
“Mbështesim Junker për President të KE”, tha Merkel, ndërsa shtoi se “BE duhet të angazhohet për rritjen e vendeve të punës”.
 
“Rritja e vendeve të punës, përgjigja më e mirë për të zhgënjyerit. Duhet angazhim në rritjen e konkurrencës në BE”, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel.

ITALI - RENZI FITON BINDSHEM "DERBIN" ME 40.81% 
Në Itali Partia Demokratike e kryeministrit aktual Mateo Renzi ka shënuar një fitore të thellë duke marrë 40,81% të votave ose 32 mandate deputetësh europarlamentarë duke shënuar një rritje me rreth 15% nga zgjedhjet e fundit të 2009. Kështu Renzi ka fituar “derbin” siç e ka quajtur ai përpara zgjedhjeve mes shpresës dhe zemëratës.

“40% e votave që ka marrë PD është një shenjë e qartë se shpresa ka marrë dyfishin e votave të zemëratës. Italia është, dhe akoma më e fortë se frikërat që e rrethojnë. Vota nuk ishte një referendum mbi qeverinë, as mbi mua, por një votë shprese të një shteti që nuk dorëzohet.” është shprehur Kryeministri Renzi lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të PE-së

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për euroskeptikët e Lëvizjes me 5 Yje (M5S) të Beppe Grillos i cili ka zhgënjyer duke marrë vetëm 17 mandate ose 21.15% të votave.

Partia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni Forza Italia ka marrë 16.81% ose 13 mandate, ndërsa Partia Lega Nord ka marrë vetëm 6.15% ose 5 mandate. Me nga 3 mandate janë ndarë Partia Qendrës së Re të Djathtë dhe Partia e Europës Tjetër. 

FRANCE - FRONTI KOMBETAR "TERMET" ME 25.1%
Ndërsa në Itali kryeministri Renzi siguron një fitore të partisë së tij, në Francë Fronti Kombëtar i Marine Le Pen ka siguruar 25.1% të votave. Ky është maksimumi që është arritur ndonjëherë nga kjo parti. 

Partia e Le Pen ka kaluar grupimin e qendrës së majtë UMP, e cila ka grumbulluar 20.2%, ndërsa Partia Socialiste e presidentit Hollande ka rënë në 14.3%. Sipas të dhënave përfundimtare që janë bërë të ditura nga ministri i Jashtëm francez, Fronti Kombëtar ka marrë 24 mandate nga 74 që janë rezervuar për Francën në Parlamentin Europian, UMP merr 12-13 mandate ndërsa 18-20 i merr partia e Presidentit Hollande. Në Francë 7 mandate i kanë fituar qendrorët, 6 partitë ekologjike, ndërsa ekstremi i majtë ka marrë vetëm 4 mandate. 

“Populli sovran ka vendosur të rimarrë në dorë fatin e vet”- u shpreh kryetarja e Frontit Kombëtar Marine Le Pen Ajo i ka bërë një apel presidentit socialist Hollande që të zhvillojë zgjedhjet për Asamblenë kombëtare. 

Kryeministri francez, Manuel Valls ka siguruar se qeveria do të vijojë me reformat. Ndërsa ministrja e ekologjisë , Segolene Royal flet për një “shok të nivelit botëror”. Rezultati i zgjedhjeve ka bërë që Hollande të thërrasë në një mbledhje krize kryeministrin dhe disa prej ministrave.

BRITANI E MADHE - EUROSKEPTIKET FITOJNE ME 29%
Euroskeptikët kanë shënuar fitore edhe në Britaninë e madhe ku partia UKIP e Nigel Farage ka marrë 29%, çka do të thotë 22 vende në Parlamentin Evropian. Ndërsa Partia Konsveratore e Kryeministrit David Cameron, nuk ka shkuar më shumë 24.2%, ose më saktë 16 deputetë. Laburistët kanë marrë 23.7% ose 14 vende në parlament, ndërkohë vlen të theksohet rënia me 7% e liberalëve të cilët do të përfaqësohen me vetëm 1 deputet nga 8 që kishin më parë.

Pas fitores së arritur Farange i bëri ftesë liderit të M5S Beppe Grillo për të diskutuar mbi politikat e ardhshme në BE, pasi sipas tij janë shumë të ngjashme.

“Dua të takohem me Beppe Grillon pasi idetë tona politike janë shumë të ngjashme. Ka ardhur koha që Britani e Madhe të divorcohet nga BE.” u shpreh Farange. Ai konfirmoi kështu atë që pati deklaruar pak më parë se në zgjedhjet e reja të Parlamentit Evropian do të ndodhë një “tërmet politik”. 

GJERMANI - DOBESOHET MERKEL, NEONAZISTET 1 MANDAT
Partia e Kancelares Merkel konfirmohet si parti e parë në Gjermani me 35.3%, edhe pse është rezultati më i dobët nga viti 1979 në Europë. Në rritje është SPD 27.2%, ndërsa ka rritje edhe partia antievropiane “Alternaive Fuer Deutschland” e cila ka marrë 7%.

Partia Jeshile ka marrë 10.7%, Liberalët marrin 3.4 % dhe Linke ka marrë 7.4%. Një mandat kanë marrë edhe Neonazistët e NPD-së.

SPANJE - "SHPARTALLOHEN" 2 PARTITE KRYESORE
Në Spanjë dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe PSOE janë “shpartalluar". Ato kanë rënë respektivisht nga 24 në 16 deputetë dhe nga 23 në 14 deputetë. Mandatet e dy partive kryesore i kanë kaluar Izquierda Unida e cila ka marrë 6 mandate, ndërsa partia e sapo krijuar në Spanjë Podemos ka marrë 5 mandate.

IRLANDE - FITOJNE KONSERVATORET E KRYEMINISTRES KENNY
Në Kroaci, fiton ndjeshëm me 41% koalicioni i qendrës së djathtë, që udhëhiqet nga partia me e madhe opozitare, Unioni Demokrat Kroat. Në Çeki 3 parti marrin nga 4 mandate nga 21 që janë për këtë shtet. 3 partitë janë Lëvizja liberale filoliberale ANO e ministrit aktual të Financave me 16.13%, liberalët e TOP 09 me 15.95% dhe socialdemokratët e kryeministrit aktual me 14.1% të votave.

PORTUGALI - DOMINOJNE TE MAJTET
Portugalia është në krye të vendeve ku fitojnë të majtët, Sipas Exit Poll-eve, socialistët janë në krye me 30-34% të votave, të dytët janë popullorët me 25-29%, në vend të tretë renditet e majta radikale me 12-15%.

HUNGARI - FIDESZ NUK NDRYSHON VERDIKT
Në Hungari fitore e qartë e partisë Popullore Konservatore, Fidesz, e Viktor Orban duke marrë 51.49% të votave (12 mandate). Në vend të dytë kanë dalë ekstremistët e antisemizmit të Jobbik me 14.68%. 

VENDET E TJERA, KRYESOJNE EUROSKEPTIKET 
Kështu grupi i euroskeptikëve, që do të quhet Aleanca Evropiane për Liri (EAF) pritet t’i bashkohen edhe Partia e Lirisë Holandeze e Geert Wilders, partia austriake FPOE e cila ka dyfishuar rezultatet e shkuara duke marrë rreth 20%. Ndërkohë sipas rezultateve të para edhe partia e ekstremit të djathtë daneze Danish People Part (DPP) ka marrë deri më tani 23% të votave. 

Sukses edhe në Poloni për euroskeptikët ku partia KNP e Janusz Korëin-Mikke, ka marrë 4 mandate me 7,2% të votave. Ndërkohë në Belgjikë nga 21 mandate vakante në PE, dëri më tani Nacionalistët Flamndë konfirmohen me 4 mandate, ndërsa Socialistët Frankofonë të Kryeministrit Elio Di Rupo kanë arritur të marrin 3 mandate ashtu si Lugina e Liberalëve dhe Konservatorët Flamandë, po me nga 3 mandate. Në Suedi Social-Demokratët janë parti e parë ashtu si edhe në Rumani ku është në krye koalicioni i qendrës së majtë. Edhe në Sllovaki fitojnë Social-Demokratët e kryeministrit Robert Fico.

Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime