Zgjedhjet e pjesshme në Kavajë
Edi Rama mbyll fushatën sot

Zgjedhjet e pjesshme në Kavajë<br />Edi Rama mbyll fushatën sot
Partia Socialiste do të zhvillojë nje festë me të rinjtë e Kavajës sot pasdite, për mbylljen e fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për bashkinë e këtij qyteti.

Një numër i madh i përfaqësuesve të PS do të marrin pjesë sot në këtë aktivitet, ku do të kërkohet vota për kandidatin e majtë Klodjan Shehi.
 
Burime pranë PS-së bëjnë të ditur se në këtë takim do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar si dhe deputetë të qarkut të Tiranës. Takimi është konceptuar në formën e një feste ku do tw marrin pjesw dhe aktorw tw "Portokalli". 
kavaje
 
Ndërkohë, të dielën kur edhe zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiakun, nga PS në Kavajë do të jetë vetëm deputeti i zonës, ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

PS do të shmangë kështu prezencën e përfaqësuesve të lartë të saj ditën e zgjedhjeve, nisur edhe nga situata e tensionuar që pritet atë ditë, për shkak të protestës së opozitës. 

Demokratët kanë paralajmëruar një marshim të madh në drejtim të këtij qyteti, ku nuk përjashtohen as tentativat për të bllokuar procesin e votimit. 

Basha tha sot nga çadra e opozitës, se do të ketë një marshim popullor të opozitës drejt Kavajës, nga ku tha ai, të dielën do të bjerë simbolikisht republika e vjetër. 

Për bashkinë e Kavajës Partia Socialiste kandidon nënkryetarin në detyrë të bashkisë, Klodjan Shehi, ndërsa opozita nuk është bërë pjesë e këtij procesi. Për Kavajën kandidon edhe i pavaruri Maksim Kona. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS