Zgjedhjet e pjesshme vendore, kandidati i PD në Lushnjë: Eriselda Sefa s'është alternativë e re për qytetarët, por vazhdim i grupimit që mbrojnë korrupsionin
Kandidati i PD në Lushnjë, Indrit Sefa
Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Lushnjë, Indrit Sefa, ka akuzuar kandidaten e PS, Eriselda Sefën dhe Taulant Ballën, si njerëz që mbrojnë korrupsionin, dhe jo si një alternativë e re për qytetarët.
“Bashkia Lushnjë është sot skenë krimi për shkak të Taulant Ballës, Eriselda Sefës dhe Partisë Socialiste. Të nisësh fushatën për të kërkuar besimin e qytetarëve të Lushnjes për të drejtuar punët e qytetit pa u distancuar nga korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë Lushnjë, është provë e qartë se janë bashkëpërgjegjës, janë peng të vjedhjes dhe abuzimit me besimin e qytetarëve.” – shprehet Sefa.
Sefa përmes një statusi në rrjete sociale, shkruan se në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Taulant Balla dhe kandidatja e tij në këtë bashki duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh.
“Ndjesa e munguar për qytetarët e Lushnjës është shenjë e qartë e arrogancës, mosmirënjohjes dhe sjelljes si pushtues me bashkëqytetarët e tyre. Lushnjarët nuk janë pronë e askujt, ndërsa Lushnja është pronë e qytetarëve të saj.” – shprehet Sefa.
Ndër të tjera, Indrit Sefa thotë se më 6 mars, ditë kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme, qytetarët kanë shansin të heqinin shiritin ‘skenë krimi’ nga Bashkia Lushnjë dhe t’ja kthejnë bashkinë qytetarëve.
“Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars kanë shansin të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia Lushnjë dhe t’i kthejnë bashkinë qytetarëve. Eriselda Sefa nuk është alternativë e re për qytetarët. Ajo është vazhdim i të njëjtit grupim, që kërkon ta mbajë Bashkinë Lushnjë skenë krimi edhe për më gjatë.”-shprehet Sefa.
Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë më datën 6 mars.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46