Zgjedhjet e pjesshme vendore, PD akuza: Fondet për rindërtim po shpërndahen në këmbim të votës në Durrës, Bashkia e Rrogozhinës po kryen punësime të përkohshme

Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu ka akuzuar Partinë Socialiste se po shpërndajnë fondet e rindërtimit dhe po bëjnë punësime të përkohshme në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme vendore. Në një deklaratë për mediat, Logu tha se kjo skemë po përdoret në Durrës dhe Rrogozhinë, dy prej 6 bashkive ku do të mbahen zgjedhjet më 6 mars.

"Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron thotë populli. Kështu është dhe Edi Rama. Edhe në këto zgjedhje të pjesshme ka vene ne jete të njëjtën skemë të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Fonde për rindërtim dhë punësime të përkohshme në këmbim të votës në Durrës dhe Rrogozhinë është skema e vënë sërish në jetë nga Edi Rama. Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, Partia Demokratike ka denoncuar me fakte dhe dokumente konkrete, shpërndarjen e mbi 125 milionë euro pagesa për tërmetin në këmbim të votës. Vetëm në bashkinë Durrës, një javë përpara zgjedhjeve, u shpërndanë 6 milionë euro pagesa për tërmetin me qëllim manipulimin e vullnetit të qytetarëve. Partia Demokratike ka denoncuar publikisht dhe kallëzuar penalisht në prokurori punësimin e mbi 13 mijë punonjësve në administratë publike për qëllime elektorale. Mungesa e hetimeve të plota dhe ndëshkimit të rreptë për autorët e masakrës zgjedhore të 25 Prillit, bën që ata të shfaqen sërish, me të njëjtat metoda dhe skema vjedhjeje në zgjedhjet e 6 Marsit 2022", tha ai.

Ai u shpreh se PD ka denoncuar edhe në KQZ duke pretenduar për shpërndarje selektive të fondeve të rindërtimit nga Bashkia e Durrësit për 526 familje. Po ashtu, sipas Logut, 29 persona janë punësuar në Bashkinë e Rrogozhinës, punësim me kontrata 3 mujore, të bëra vetëm 5 ditë pas dekretimi të zgjedhjeve nga Presidenti.

"Në datën 2 Shkurt, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ shpërndarjen e paligjshme dhe selektive të fondeve të rindërtimit nga Bashkia Durrës për 526 familje. Përgjigja e Bashkisë Durrës në datën 14 Shkurt konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga granti i rindërtimit vetëm 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Ndërkohë, në një tjetër rast flagrant të shkeljes së Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ punësimin me kontrata 3-mujore të 29 punonjësve nga Bashkia Rrogozhinë. Punësime të kryera në datën 25 janar të këtij viti, vetëm 5 ditë pas dekretimi të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës. Për Partinë Demokratike, ka qenë dhe mbetet e qartë se Edi Rama dhe mazhoranca e tij janë armiq të betuar të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Megjithëse, i vjedh gjatë gjithë kohës dhe pandalim, sa herë ka zgjedhje Edi Rama hap thesin për të dobëtit, për hallexhinjtë, të cilët po ai vetë i katandisi në pikë të hallit, për t’u grabitur votat dhe më pas lënë në harresë në 2 apo 4 vitet e ardhshme. Përmes komisionit të reformës zgjedhore, që u miratua me këmbenguljen e Partisë Demokratike dhe që synon që të frenojë armikun e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira, Edi Rama. Ndërkohë, nuk do të lejojmë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetemi të vendosur në përpjekjen për të garantuar fitoren në 6 Mars përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", u shpreh ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 17/02/2022 12:56

    Ore po kte anonimin qe e ka turirin si qen ku e kan gjetur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?