Kryeministri ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të shtune deputetët dhe ministrat e PS-së, të ngarkuar për koordinimin e strukturave të forcës më të madhe qeverisëse.
Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria.
Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë. Një mandat deputeti i është shtuar edhe Durrësit, i cili nga 13 do të ketë 14 mandate deputetësh.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com