Zgjedhjet e reja në Bashkinë
Dibër, ja procedura që do ndiqet

Shukri Xhelili sipas Kushtetutës ka 15 ditë afat të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimi e qeverisë për shkarkimin e tij. "Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet", thuhet në nenin 115 të kushtetutës.
 
Në rast se kryebashkiaku i Dibrës nuk bën asnjë lëvizje deri në fund të muajit, Presidenti, po sipas këtij neni është i lirë të caktojë datën e zgjedhjeve të reja për këtë njësi.
 
“Zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese”- saktësohet më tej kjo procedurë në nenin 10 të kodit zgjedhor.
 
Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”, thuhet më tej në këtë nen. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër