Zgjedhjet e së djelës, Vukomanoviç: ​
Serbët në Kosovë duhet të votojnë

Zgjedhjet e së djelës, Vukomanoviç: ​<br />Serbët në Kosovë duhet të votojnë
Nënkryetarja e SPS-it Dijana Vukomanoviç i ka ftuar serbët që nesër të dalin e të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Ajo ka theksuar se duke votuar serbët do të institucionalizojnë të drejtën e votimit dhe të vendosjes.

Vukmanoviç ka potencuar se shteti i Serbisë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por dalja në zgjedhje e serbëve do të jetë një përparim i madh për ta.

Për TV Pink ajo ka thënë se kjo është garantuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe se Prishtina nuk e ka pritur daljen e tyre në zgjedhje.

Vukomanoviç ka vlerësuar se pasi që serbët të hyjnë në institucionet e Kosovës, bashkësia ndërkombëtare me shumë më shumë vëmendje do të mund të përcjellë realizimin e të drejtave të tyre.

"Ata janë të shpërndarë nëpër vetëqeverisje lokale, e është në formim e sipër Asociacioni serb i komunave dhe kjo është gjë e re. Me të do ta forcojmë pozitën e serbëve Kosovë e kryesorja është institucionalizimi”, ka theksuar Vukomanoviç./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij