Zgjedhjet e SHBA-së, Wisconsin
do të rinumërojë sërish votat

Zgjedhjet e SHBA-së, Wisconsin<br />do të rinumërojë sërish votat
Zyrtarët në Wisconsin janë duke përgatitur për të kryer një rinumërim të plotë të votave nga zgjedhjet amerikane të shtetit, të cilat u fituan më një rezultat të ngushtë nga Donald Trump. Kërkesa formale për rinumërimin është ngritur nga Partia e Gjelbër e Jill Stein.

“Po luftojmë për sistemin e votimit që meritojmë, për një sistem tek i cili të besojmë se ka ndershmëri dhe siguri dhe se nuk është subjekt i vjedhjeve e manipulimeve. Po luftojmë për të treguar se meritojmë këtë lloj sistemi në këto zgjedhje dhe në çdo zgjedhje tjetër”, ka thënë Jill Stein.

Stein ka paguar një detyrim prej 1,1 milionë dollarësh për të arritur rinumërimin në Wisconsin e javën që vjen, planifikon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Michigan e Pensilvani.

Komisioni zgjedhor i Wisconsinit po nis përgatitjet për rinumërimin, një lëvizje kjo që siç u kujdes Stein të shpjegonte, synon vlerësimin e paprekshmërisë së sistemit dhe jo minimin e fitores së Donald Trumpit. 
 
Analistët shprehen se për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, Clinton duhet të dalë fituese në këto 3 shtete, çfarë theksojnë se është diçka shumë e vështirë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’