TIRANE - Ligjvënësi amerikan demokrat Eliot Engel  thotë se duhet të jenë të lira dhe të mos ketë mashtrime dhe se reputacioni i Shqipërisë do të varet nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike të 23 qershorit.

“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë të ketë zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër. Unë kam qenë në Shqipëri në të kaluarën, kur atje janë mbajtur zgjedhjet dhe isha shumë i kënaqur me ata shumë njerëz që merrnin pjesë në demokraci. Gjithkush është duke monitoruar dhe ndjekur nga afër zgjedhjet në këtë shtet. Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe unë mendoj se zgjedhjet e lira dhe të pastra do ta ndihmonin anëtarësimin e shtetit edhe në Bashkimin Evropian, e kundërta nuk do të ishte lajm i mirë, sepse e gjithë bota është duke vëzhguar,” është shprehur Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve"- ka thënë Engel në një intervistë për agjencinë e lajmeve shqip në maqedoni INA.

Sipas tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të punojë që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare dhe demokratike.

”Nuk më intereson shumë se kush është në Komisionin, por se komisioni është duke bërë punën në pajtim me ligjet në fuqi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”, deklaroi ligjvënësi amerikan. "

Ai ka komentuar edhe marrëveshje e fundit për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbinë.
“Unë mendoj se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është një hap pozitiv dhe në drejtimin e duhur. Ulja e serbëve për të negociuar me Kosovën, është njohje de fakto e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi zyrtar. BE u tha serbëve se në qoftë se ata duan të bëhen pjesë e Unionit duhet ti normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën. Marrëveshja thotë se qeveria është Prishtina, është qeveri e krejt Kosovës, jo e disa pjesëve të saj dhe ajo refuzon çdo lloj ndarje të Kosovës. Unë mendojë se në çdo marrëveshje asnjëra palë nuk e merr 100 për qindëshin të asaj që synon. Por kur unë e shoh dhe e analizoj këtë marrëveshje, mendoj se Kosova ka bërë shumë mirë që e ka pranuar dhe firmosur. Unë mendoj se kjo marrëveshje do të kontribuoj për stabilitetin e Ballkanit dhe stabilitetin e së ardhmes së shqiptarëve në Ballkan.
Engel ka shtuar se në të ardhmen e afërt, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të shtojë njohjet për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

(sg/shqiptarja.com)