Zgjedhjet, gazetari Bledi Mane fton
kandidatët e Përmetit: Debat publik

Zgjedhjet, gazetari Bledi Mane fton<br />kandidatët e Përmetit: Debat publik
Duket disi e çuditshme por ende një nga bastionet e së majtës shqiptare, Përmeti zyrtarisht nuk ka një emër të vetëm për kryetarin e ardhshëm të bashkisë së re. Ngërçi i krijuar së fundmi ka bërë që ndryshe nga bashkitë e tjera, kandidati përfundimtar i socialistëve të jetë pezull.

Gazetari Bledi Mane i cili ka rreth tre muaj që përflitet si një nga kandidatët e mundshëm ka bërë nëpërmjet faqes së tij në facebook një thirrje publike. 

"Neser ( e diele dt.12 prill 2015) ora 18:00 në qendër të qytetit ejani të flasim e të shpalosim alternativat tona dhe publiku të zgjedhë. U ftoj pa përjashtim të debatojmë mes nesh në mënyrë civile qytetare ju zonjat dhe zotërinjtë kandidatë Alma Hoxha, Fatmira Bushi, Gilberto Jaçe, Veli Mehmeti, Agron Bektashi, Gjergji Petro Kaleshi, Gentjan Kukureci dhe kushdo tjetër që e ndjen veten të aftë për të menaxhuar bashkinë e re. Faleminderit dhe ju mirepres. Nga Bledi Mane, kandidat si ju".

Brenda mesjavës së ardhshme pritet të publikohet lista zyrtare e koalicionit qeverisës me të cilët në zgjedhjet e 21 qershorit kjo maxhorancë po lufton fort për tu shpallur fituese./Tema/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas