POGRADEC - Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar në qytetin e Pogradecit një takim me të rinjtë, ku ka prezantuar kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e këtij qytetit, Diana Mile.
 
Gjosha tha se koalicioni i majtë ka zgjedhur të përfaqësohet me një zonjë duke e parësi alternativën e duhur që do të përfaqësojë çdo familje dhe qytetar të Pogradecit dhe komunave që i bashkohen për ti dhënë zhvillimin e duhur kësaj njësie të re.
 
Ndërkaq kandidatja e LSI Diana Mile ka theksuar se përmes mbështetjes së të rinjve do të hapen mundësitë për vënien në zbatim të dhjetëra projekteve për qytetin e Pogradecit dhe bashkisë së re që do të sjellin zhvillimin e gjithë kësaj zone
 
Takimi ka vijuar me diskutime dhe shkëmbimin e ideve për projektet dhe mundësitë që do t’u ofronin të rinjve mbështetje dhe më tepër jetë sociale e kulturore
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)