Zgjedhjet, Goran Rakić, kryetar i
Komunës së Mitrovicës Veriore

Zgjedhjet, Goran Rakić, kryetar i<br />Komunës së Mitrovicës Veriore
Kandidati i listës së Serbisë, Goran Rakiç, është fitues i zgjedhjeve të përsëritura 4 herë brenda 4 muajsh në komunën e Veriut të Mitrovicës me 2 mijë vota nga 5 mijë qytetarë që votuan.

Kjo sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të cituara nga mediat kosovare. Oliver Ivanovic, nga nisma qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, me 1 mijë vota i cili pas arrestimit nga EULEX votoi nga qelia e paraburgimit, renditet i dyti ndërsa kandidatët shqiptarë Florent Azemi dhe Musa Miftari renditen përkatësisht i treti dhe i katërti sipas votave të marra.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklaroi të dielën se deri në mbyllje të vendvotimeve votuan gati 6 mijë votues, apo 20.72 % e zgjedhësve të regjistruar.

Shtatë qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, ku qytetarët kanë votuar në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, janë mbyllur në ora 19:00. Në 33 vendvotime në 7 qendra të votimit, qytetarët e kësaj komune kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit të komunës. 

Proçesi i votimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Mitrovicën e veriut ka kaluar i qetë dhe pa incidente.

Gjatë ditës, nëpër rrugë dhe në afërsi të vendvotimeve është vërejtur prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Zgjedhjet në Veri të Mitrovicës u përsëriten pasi fituesi i proçesit të kaluar, Kërstimir Pantiç, refuzoi të bëntë betimin, duke thënë se nuk pranonte të firmoste nën simbolet shtetërore të Kosovës, betim sipas ligjeve të Kosovës.
 
Redaksia online
(e.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë