Zgjedhjet, Haki Çako udhëzim
drejtuesve: Ruani gjakftohtësinë

Zgjedhjet, Haki Çako udhëzim<br />drejtuesve: Ruani gjakftohtësinë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako një javë para zgjedhjeve të 25 qershorit u ka nisur një udhëzim drejtuesve qendrorë e vendorë të policisë për angazhim maksimal të strukturave.
 
Çako kërkon vlerësim profesional kallëzimeve të subjekteve politike, ndërsa shton se duhet të ruhet gjakftohtësia në komunikim dhe etika policore.
 
Drejtori i Policisë së Shtetit është sulmuar gjatë fushatës nga LSI, e cila edhe ditën e sotme përmes ish-kryetarit Ilir Meta u shpreh se “Sa krimi të ketë Haki Çakon atje, Hakiun e drogës, me qetësi do ta marrin përgjigjen”.
 
Deklarata e Policisë së Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako gjatë paradites së sotme iu ka nisur një telegram me udhëzime drejtuesve qendrorë e vendorë të Policisë
 
Drejtues të strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në vlerësim të ngarkesës aktuale dhe në zbatim të detyrave për prioritetin e rëndësishëm ligjor të menaxhimit të procesit zgjedhor; në kushtet e përballimit të ditëve të fundit të fushatës zgjedhore ku intensiteti i aktiviteteve dhe i incidenteve me motive politike duket në rritje, Ju udhëzoj:
 
- për angazhim maksimal dhe profesional të të gjitha strukturave policore në bazë e zbatim të ligjit për Policinë e Shtetit, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative
 
- të kryeni vlerësim të menjëhershëm, objektiv, intensiv dhe profesional të ngjarjeve, situatave dhe pretendimeve, kallëzimeve të subjekteve politike ose individëve në kuadrin politik.
 
- në të gjitha rastet të njoftohen Prokurorët e rretheve gjyqësore, të kryhen veprime konform ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodin e Procedures Penale
 
- të ruhet gjakftohtësia në komunikim dhe etika policore
 
- të përcillet informacion objektiv dhe real për çdo veprim policor dhe situatë në qendrën e koordinimit të procesit zgjedhor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtues Madhor Haki Çako

 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset