Zgjedhjet, Hoxha nis fushatën për
Vlorën:Anuloj parkimet me pagesë

Zgjedhjet, Hoxha nis fushatën për<br />Vlorën:Anuloj parkimet me pagesë
TIRANE- Prefektja e Vlorës dhe një nga kandidatet e mundshme të mazhorancës për zgjedhjet vendore, Etjona Hoxha, ka dhënë dje sinjalet e para të fillimit të fushatës së saj. Në një deklaratë për mediat, Hoxha bëri publik vendimin për rishikimin dhe anullimin e vendimit të marrë për parkingjet me pagesë në qytetin e Vlorës.

Prefektja e ka konsideruar vendimin e marrë në kundërshtim me interesat dhe vullnetin e qytetarëve të Vlorës, duke premtuar anullimin e tij. Pas publikimit në media të vendimit të marrë për miratimin në parim të koncesionit për një periudhë 15 vjeçare për parkingjet në qytetin e Vlorës, banorët e këtij qyteti reaguan mjaft ashpër duke kërkuar anullimin e një vendimarrjeje të tillë. Edhe deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima kërkoi anullimin e këtij koncensioni duke theksuar faktin se ai bie ndesh me interesat e qytetarëve dhe rëndon xhepat e tyre.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes