Zgjedhjet, Kamberi: S'kemi rezerva
që LSI të propozojë për Gjirokastrën

Zgjedhjet, Kamberi: S'kemi rezerva<br />që LSI të propozojë për Gjirokastrën
TIRANE - “Nuk kam rezerva që LSI do të propozojë për Gjirokastrën.” Deklarata është bërë nga deputeti i Partisë Socialiste për Gjirokastrën Dashamir Kamberi lidhur me marrëveshjen e aleatëve Edi Rama dhe Ilir Meta për ndarjen e zona në prag të zgjedhjeve vendore.
 
I pyetur nga A1 Report, deputeti i PS Kamberi theksoi se nuk ka rezerva që krerët e mazhorancës kanë rënë dakord që Gjirokastra të ketë një kandidat nga radhët e LSI, si kandidati i përbashkët për kryetar bashkie i këtij qyteti. Kamberi nënvizoi se ai është deputeti i Partisë Socialiste, dhe si i tillë do të punojë dhe ofrojë mbështetjen e tij strukturave të partisë për të arritur fitore në qytetin e Gjirokastrës në zgjedhjet e 21 qershorit.
 
“Nuk kam rezerva që LSI do të propozojë për Gjirokastrën. Jam pjesë e partisë, do të punoj me strukturat për fitore.” tha Kamberi. Ndërkohë edhe deputetja Arta Dade është shprehur se “nga marrëveshja me LSI, do të bëhet më e mira për ne.” Ndërsa Armando Subashi tha se për aq kohë sa ka një marrëveshje mes palëve atëherë ajo duhet të respektohet. Deklaratat u bënë nga selia qendrore e PS në Tiranë pak para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar.
 
Ditën e djeshme krerët e mazhorancës Edi Rama dhe Ilir Meta ranë dakord për ndarjen e zonave me kandidatë të përbashkët, nga ku 15 bashki i janë lënë LSI për të propozuar kandidatët e saj, mes të cilëve edhe bashkia e Gjirokastrës. 

Mblidhet grupi i PS, deputetët nuk komentojnë marrëveshjen
Një ditë pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes PS dhe LSI, është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Deputetët nuk kanë dashur të japin asnjë koment në lidhje marrëveshjen, por disa prej thanë se janë gati të kontribuojnë për rezultat pozitiv. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen javore të tij, ku ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama, për shkak të një aktiviteti në Elbasan. Mbledhja ka zgjatur 20 minuta dhe në përfundim të tyre, interesimit të medias në lidhje me dhënien e 2 qarqeve të rëndësishme LSI, Beratin dhe Gjirokastrën, deputet nuk preferuan të japin komentet e tyre.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi