Zgjedhjet, Këshilli i Qarkut Durrës
thirrje: Fushatë pa mbetje urbane

Zgjedhjet, Këshilli i Qarkut Durrës<br />thirrje: Fushatë pa mbetje urbane
DURRËS - Këshilli i Qarkut Durrës organizoi një work shop me teme: "Fushate me zero mbetje urbane". Në këtë aktivitet merrnin pjese përfaqësues të partive politike, të shoqatave ambientaliste, pedagoge te universitetit"Aleksander Moisiu" Durres si dhe drejtues institucionesh dhe te pushtetit vendor.
 
Qëllimi i këtij takimi në prag të fushatës elektorale ishte sensibilizimi i aktoreve politike për të zhvilluar një fushatë ekologjike duke evituar ndotjet urbane dhe ato akustike.
 
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i këshillit të qarkut të Durrësit Alfred Mullaraj dhe Prefekti Roland Xhelilaj.
 
 
Në fjalën e tij kreu i qarkut Mullaraj tha se në fushatat e kaluara qendrimi ndaj mjedisit ka qene skandaloz duke shkaktuar ndotje te medha te fasadave te godinave,ndotje te shesheve dhe rrugeve me mbeturina letre,plastike,metalike dhe prej xhami.Mullaraj beri thirrje qe ne fushaten e cila zyrtarisht nis me 5 maj te behet kujdes pasi kjo fushate koincidon edhe nisjen e sezonit turistik.
 
 
Edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë takim ndanë të njëjtin mendim me organizatoret e aktivitetit lidhur me qëndrimin e kujdesshëm ndaj mjedisit gjatë gjithë fushatës elektorale.
 
Gjatë këtij viti Bashkia e Durrësit ka realizuar disa projekte të cilat kanë të bëjnë me lyerjen e fasadave te godinave përgjatë gjithë Bulevardit kryesor,me transformimin e mbikalimeve si dhe pastrimin e shesheve përqark tyre në mënyre që sezoni turistik ta gjejë qytetin ndryshe nga vitet e shkuara.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në