TIRANE- Dita e nesërme ku të gjithë shtetasit shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme, ndodhet në vëmendjen e të gjithëve, liderëve politikë, ndërkombëtarëve, qytetarëve shqiptarë dhe aktorëve të ndryshëm.
Padyshim, rëndësi e veçantë i kushtohet mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe realizimit sipas standardeve europiane, por ajo çka përbën shqetësim për të gjithë mbetet siguria e votës.
Për këtë arsye, nga Komisioni Qendror Zgjedhor janë miratuar një numër jo i vogël vëzhguesish zgjedhorë, nga organizatat ndërkombëtarë, vende të rajonit, parti politike, shoqata të ndryshme; të cilët do të monitorojnë në çdo moment ecurinë e procesit.
E megjithatë, një rëndësi të veçantë në këtë proces luan edhe puna dhe roli i komisionerëve, jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe në momentin e tërheqjes së materialeve zgjedhore, realizimit të procesit, si dhe pas gjatë procesit të numërimit.
23 qershori parashikon detyra të përcaktuara qartë për ta. Kështu, komisionerët duhet të paraqiten në orën 6 të mëngjesit të së dielës pranë Qendrave të Votimit, për t’u përgatitur për procesin zgjedhor.
Kështu çdo Qendër Votimi do të ketë 7 komisionerë, dhe njëri prej tyre do të jetë kryetar, dhe një sekretar, me kusht që t’i përkasin njëri qendrës së majtë, dhe tjetri qendrës së djathtë.
Me fillimin e procesit zgjedhor në orën 07.00 të mëngjesit të së dielës duhet të përgatitet procesverbali që zyrtarizon hapjen e procesit në këtë qendër.
Ndërkohë që ky proces përfundon në orën 19.00. të drejtën për të votuar në këtë rast, do ta kenë të gjithë qytetarët që ndodhen pranë qendrës së votimit në radhë. Ndërsa ata qytetarë që do të paraqiten pranë QV pas këtij orari, humbasin të drejtën e ushtrimit të votës.
Në mënyrë që secili komisioner të garantojë sigurinë e votës së çdo qytetari, duhet të jetë i vëmendshëm gjatë gjithë procesit, e nëse nuk ndodhet largohet duhet të zëvendësohet nga një tjetër anëtar i forcës përkatëse politike.
Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fshehtësisë së votës, në mënyrë që të mos lejohen rastet e fotografimit të votës.
Ndërsa për komisionerët nuk lejohet prania e telefonave celulare. Në qendrën votimit ndërkaq, do të jenë prezente edhe vëzhguesit e aktorëve përkatës, të cilët do të monitorojnë në vijimësi procesin.
Me përmbylljen e procesit të votimit në orën 19.00, përgatitet edhe procesverbali përkatës, dhe më pas materialet do të kalojnë në Qendrat e Numërimit të Votave.
Komisionerët dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor janë trajnuar disa herë lidhur me detyrat dhe të drejtat e tyre gjatë këtij procesi, ndërsa ajo që nuk dihet ende është pagesa për punën e tyre prej gati 12-orësh.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com